Oxhaku 200 metra i termocentralit, shembet për pak sekonda

Ndryshe

Oxhaku 200 metra i termocentralit, shembet për pak sekonda

Më: 22 mars 2018 Në ora: 17:29
Termocentrali që është dy herë më i lartë sesa kulla e Big Ben

Ky është momenti kur termocentrali që është dy herë më i lartë sesa kulla e Big Ben, demolohet nga një shpërthim i kontrolluar, derisa fotografët dhe kameramanët patën rastin ta filmojnë këtë ngjarje.

Oxhaku 200 metra i gjatë i termocentralit në Kent të Anglisë, është shembur për pak sekonda nga një shpërthim i kontrolluar, që i bëri rrafsh me tokë rreth 1.5 milion tulla dhe 24 mijë tonë beton dhe armatura të çelikta.

Të gjithë që ishin të angazhuar në shembjen e oxhakut përfshirë edhe ish punëtorët e saj, kanë duartrokitur pasi gjithçka shkoi sipas planit.

Termocentrali ishte mbyllur në dhjetor të vitit 2012, pas 42 vite punë. Ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1963, ndërsa punën filloi në të 70-at, dhe ishte termocentrali i parë që punonte me thëngjill.

Ky termocentral prodhonte 200 MW, mjaftueshëm për të furnizuar 1.5 milion shtëpi me energji elektrike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat