E thonë shkencëtarët, gjyshërit që kalojnë kohën me nipërit dhe mbesat jetojnë më gjatë

Ndryshe

E thonë shkencëtarët, gjyshërit që kalojnë kohën me nipërit dhe mbesat jetojnë më gjatë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:58
Ilustrim

Shkencëtarët e Institutit të Berlinit “Max Planck”, pas disa dekada hulumtimesh, treguan se njerëzit e moshuar janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë, nëse kalojnë më shumë kohë me nipërit e mbesat.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga psikologu Ralph Herwig, një analizë studimore, të cilën e filluan në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ku morën pjesë 500 persona të moshuar, si dhe pjesëmarrës tjerë të dy dekadave të ardhshme.

Gjyshërit të cilët herë pas here u kujdesshin për nipërit, jetuan dhjetë vjet pas intervistës së parë dhe ata që nuk kaluan kohën me nipa e mbesa kanë vdekur në periudhën pesëvjeçare pas intervistës..

Herwig shpjegoi se do të ishte gabim të arrish në përfundimin se vetëm kujdesi më i madh për nipërit e mbesat, të jep një jetë më të gjatë.

Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar se të jesh gjysh kujdestar me kohë të plotë, është një detyrë e vështirë për gjyshërit dhe se mund të ketë pasoja negative për shëndetin e tyre.

“Është e nevojshme për të gjetur mjedisin e artë”, tha Hertwig, duke shtuar se çdo person duhet të dëgjojë zërin e brendshëm të trupit të tij.

Erhard Hackler, drejtor i Shoqatës Kombëtare Gjermane e të Moshuarve (DSL) ka thënë se kujdesi i përkohshëm ndaj nipërve të mban mendërisht dhe fizikisht të shëndetshëm.

“Thjesht është më rëndësi të marrësh pjesë në çdo gjë, pavarësisht nëse ajo është një lojë social, ose duke shkuar në pishinë. Sepse pa nipërit ndoshta nuk do ta bënin të njëjtin veprim”, tha Hackler, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se gjyshërit duhet të marrin kujdesin 24 orë për nipërit e mbesat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat