E mbyt nënën e re, ia nxjerr zemrën dhe e ha

Ndryshe

E mbyt nënën e re, ia nxjerr zemrën dhe e ha

Më: 25 mars 2018 Në ora: 22:46
Alexey Yastrebov

Alexey Yastrebov (35) është arrestuar në Krasnoyarsk të Rusisë, pasi kishte prerë fytin e Ekaterina Nikiforova.

Ai kishte nxjerrë zemrën e saj dhe mushkërinë e majtë, i kishte gatuar në banesën e tij me qira, sipas zyrtarëve lokalë të sigurisë.

Policia njoftoi se kanibali kishte thirrur pronaren e banesës Zhanna Avdeev (31), të cilës i kishte thënë që të thërrasë policinë dhe ambulancën.

“Jam zhytur në gjak, pranë meje ndodhet një kufomë”, kishte thënë ai.

Kur erdhën mjekët, ai u tha atyre se është duke gatuar zemrën e viktimës në shporet.

“I thashë se do ta ha zemrën e saj dhe e bëra”, tha ai.

Para se të thërriste Avdeevën, ai provoi të mbysë veten me gërshërë, por kishte dështuar, njoftoi policia.

Kanibali tash ndodhet në përkujdesje intensive në spital.

“Kjo grua e gjorë po qëndronte në të njëjtën dhomë. Ai i kishte prerë fytin dhe i kishte hapur gjoksin. Nuk munda ta shoh”, tha pronarja e banesës.

Viktima ishte nënë me dy vajza të moshës shtatë dhe trevjeçare.

Evgeny Avdeev (31), vëllai i Zhanna, tha se kanibali ishte mik i saj i ngushtë dhe kurrë nuk do të imagjinonte se do të vepronte diçka të tillë.

“Ata ishin dehur dhe ndodhi konflikti”, tha ai.

Avdeev tha se ajo do të ftojë priftin të “pastrojë” banesën pas vrasjes së ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat