Provoi të kalonte përroin me makinën e borës, u rrëzua keq dhe ra në ujë

Ndryshe

Provoi të kalonte përroin me makinën e borës, u rrëzua keq dhe ra në ujë

Më: 4 prill 2018 Në ora: 23:22
Pamje nga video

Pas debatit me miq, se mund të kalojë mbi përrua me makinën e borës, burri i paemëruar u rrëzua keq. Jo vetëm se fytyra iu përplas për bore, por edhe ra në ujë.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa qëndron në cep, ndërsa në sfond dikush dëgjohet se i thotë të kthehej prapa dhe të vinte nga rruga.

Por, ai ishte i vendosur dhe kishte shumë besim në lëvizjet e tij, që duket se lënë shumë për të dëshiruar.

Ngjarja është shpërndarë nga forumet e ngasësve të ndryshëm, që kërkojnë të lëvizet vetëm nëpër shtigjet e duhura dhe jo në zona të pasigurta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat