Deshi t’i djeg me shpejtë drutë me substancë të rrezikshme, babai i dy fëmijëve për pak sa nuk humbi jetën

Ndryshe

Deshi t’i djeg me shpejtë drutë me substancë të rrezikshme, babai i dy fëmijëve për pak sa nuk humbi jetën

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:36
Scott dhe miku i tij Jon Glennon po digjnin disa dru në oborrin e shtëpisë, kur vendosën të përdorin një substancë të lëngët djegëse, e cila në një moment shpërtheu dhe për pak sa nuk ia mori jetën

Ky është momenti rrëqethës kur një baba përfshihet nga flaka në oborrin e shtëpisë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Scott Buckley u shndërrua në top të zjarrtë, pasi hodhi një substancë djegëse mbi drutë që i kishte ndezur,.

Babai i dy fëmijëve nga Rochdale të Manchesterit, i ka shpëtuar më të keqes me vetëm disa djegie të lehta në këmbë.

Ndërtuesi dhe biznesmeni i njohur nga miqtë si “Bucko” e përshkruar aksidentin si “gjënë më budallaqe që ndonjëherë ka bërë”.

Scott dhe miku i tij Jon Glennon po digjnin disa dru në oborrin e shtëpisë, kur vendosën të përdorin një substancë të lëngët djegëse, e cila në një moment shpërtheu dhe për pak sa nuk ia mori jetën.

Zjarri ishte aq i madh sa që në një moment është dukur sikur gjithçka u hodh në erë, dhe në një moment shfaqet Scott i përfshirë nga zjarri.

Por, për fat të mirë ishte miku i tij që e ndihmoi dhe ia fiku zjarrin që i ishte kapur në rroba. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat