Derisa ishte ende nën efektin e anestezionit, pacienti i paemëruar që u operua në një spital të Shteteve të Bashkuara, ka bërë sjellje shumë të çuditshme.
Gjatë tërë kohës ai ishte krejtësisht i qeshur dhe nisi të hante bukën e thekur, që i shijoi shumë dhe dukej sikur ra në dashuri me të.
“Kafsho vetëm një skaj, ka shije të përkryer”, ka thënë ai, teksa përpiqej ta ndante edhe me të tjerët.
Videoja e postuar më poshtë, është bërë virale për shkak të sjelljeve të tij me habi, përfshirë edhe momentin kur mendon se i është zhdukur dora.