Rakuni lë pa drita 43 mijë njerëz

Ndryshe

Rakuni lë pa drita 43 mijë njerëz

Më: 15 prill 2018 Në ora: 08:08
Rakuni

Një shpërthim i madh në një fabrikë energjie në Tennessee, zhyti thuajse gjysmën e West Knoxville Tennessee në errësirë. 

Autoritetet thonë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rakun.

Një zëdhënës i Bordit të Shërbimeve të Knoxville (KUB) tha për Knox News se rakuni shkaktoi ndërprerje masive të energjisë për 43,000 konsumatorë.

Zëdhënësi tha se nënstacioni është i pajisur me pajisje për mbrojtje të kafshëve të egra por rakuni hyri në një pikë të pambrojtur.

Besohet se shpërthimi dhe ndërprerja e mëvonshme ishin rezultat i një hapi të gabuar nga kafsha.

Autoritetet mendojnë se krijesa preku 'dy pjesë të nënstacionit duke përfunduar në qark.

Midgett thotë se kur zyrtarët arritën ata gjetën rakun 'në të vërtetë të gjallë, por jo mirë'.

Kjo nuk mund të jetë aq e pazakontë sa duket. Sipas kompanisë, rreth 9 për qind e ndërprerjeve janë shkaktuar nga kafshë të egra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat