Zbulohet shkaku i vërtetë i ndryshimeve klimatike, nuk është faktori njeri

Ndryshe

Zbulohet shkaku i vërtetë i ndryshimeve klimatike, nuk është faktori njeri

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:48
Ilustrim

Bota në të ardhmen do të përballet me një kaos të vërtetë të ndryshimeve klimatike, pasi shkencëtarët paralajmërojnë se qarkullimi i Oqeanit Atlantik është në pikën më të dobët.

Studiuesit kanë gjetur se hallka kyçe në qarkullimi i oqeanit nuk është duke funksionuar në “peak-un” e tij më të fortë që nga mesi i viteve 1800, transmeton KosovaPress.

Nëse sistemi i qarkullimit të Oqeanit Atlantik vazhdon të dobësohet, shkencëtarët paralajmërojnë se ai do të shkaktojë probleme serioze klimatike në gjithë botën dhe do të shkaktojë ngritje të shpejtë të nivelit të detit në bregun lindor të SHBA-së.

Qarkullimi i Oqeanit Atlantik luan rol kyç në rregullimin e klimës globale. Lëvizja konstante e sistemit të qarkullimit të ujit në thellësi, i cili referohet si Global Ocean Conveyor Belt, dërgon nxehtësinë, derisa Rryma e Golfit që shkon drejt Amerikës Veriore liron nxehtësinë në atmosferë dhe ngroh Evropën Perëndimore.

Uji më i ftohtë pastaj zhytet në thellësi të mëdha dhe udhëton deri në Antarktik dhe kthehet drejt Rrymës së Golfit, sipas studimit të publikuar në revistën Nature. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat