Kanguri vritet me gur nga vizitorët e kopshtit zoologjik, donin ta shihnin të hidhej

Ndryshe

Kanguri vritet me gur nga vizitorët e kopshtit zoologjik, donin ta shihnin të hidhej

Më: 21 prill 2018 Në ora: 14:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një kangur u vra nga vizitorët e kopshtit zoologjik, të cilët e qëlluan në mënyrë të përsëritur me gure.

Kanguri për shkak të njërës këmbë të sëmurë nuk hidhej dot, ndërkohë që vizitorët nisën që ta qëllonin me gur, pasi donin ta shihnin duke bërë kërcimin karakteristik.

Por për shkak të goditjeve, kangurja femër, 12 vjeçe, ngordhi. Ngjarja shokuese ndodhi pak ditë më parë në kopshtin zoologjik të Fuzhou, në provincën e Fujian të Kinës, por kafsha ngordhi gjatë së enjtes.

Pak javë më parë një tjetër kangur mashkull, 5 vjeç, u plagos në të njëjtën mënyrë, pasi vizitorët e qëllonin me gur.

Pas ngordhjes së kangurit, kopshti zoologjik deklaroi se do vendosë kamera sigurie për të identifikuar vizitorët që qëllojnë kafshët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat