Cai Dongfeng, 75 vjeç, jeton në një fshat të largët në Kinë, ku kujdeset për nënën e saj njëqindvjeçare edhe pse ajo është me aftësi të kufizuara.
Lindur në fshatin Caicun të qytetit Meishan, provincës Sichuan, Cai Dongfeng u sëmur rëndë nga një sëmundje në moshën katër vjeçare. Të dyja duart dhe këmbët duhej të amputoheshin dhe ajo duhej të mësonte të ecë në gjunjë.
Paaftësia e gruas nuk e pengon atë të kujdeset për nënën e saj.
“Nuk është me të vërtetë një punë e madhe”, tha ajo cituar nga China.org.cn. “Ajo është nëna ime, më ka dhënë jetën dhe më ka ngritur”.