Qeni 17-vjeçar mbron vogëlushen e humbur

Ndryshe

Qeni 17-vjeçar mbron vogëlushen e humbur

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Një qen në Australi ka mbrojtur një vajzë 3-vjeçare e cila kaloi një natë e humbur në pyll. Vogëlushja, Aurora, vuri në lëvizje policinë pasi u largua nga shtëpia e saj në Queensland.

Ajo ishte ndjekur nga qeni 17-vjeçar i familjes së saj, Max, i cili është pjesërisht i shurdhër dhe i verbër.

Sipas BBC, qeni qëndroi me vajzën për 16 orë përpara se të afërmit t’i gjenin ata në një kodër mëngjesin e së shtunës.

Gjyshja e Aurorës, Leisa Marie Bennett, tha se kishte dëgjuar vajzën të thërriste nga vendi ku ishte, rreth 2 km larg nga shtëpia.

Të afërmit thanë se Aurora dhe qeni ishin fshehur nën një strehë, ndërsa temperaturat kishin rënë deri nën 15 gradë. Ajo është në gjendje të mirë shëndetsore përveç disa dëmtimeve të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat