Pse avionët kanë ngjyrë të bardhë?

Ndryshe

Pse avionët kanë ngjyrë të bardhë?

Më: 24 prill 2018 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Rrallë herë jemi mësuar të shohim avionë të ngjyrave të tjera, por ngjyra më e përdorur e tyre është e bardha, ashtu siç është për taksitë e verdha.

Por gjithnjë ka një arsye se pse gjërat janë ashtu siç janë. Dhe për avionët është zgjedhur ngjyra e bardhë sepse:

Ngjyra e bardhë nuk fshihet

Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.

Ngjyra e bardhë ka përparësi termike

Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera – jo të bardhë – e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë. Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi.

Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë

Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit.

Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse avioni është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.

Ngjyrosja kushton

Në terma monetarë, pikturimi i një aeroplani nuk është njësoj si të ngjyrosësh një gardh. Kjo kërkon një investim të konsiderueshëm, si në aspektin e parave, fuqisë punëtore dhe kohës. Ngjyrosja e një Boeing Airbus të rregullt kërkon diku midis dy dhe shtatë ditëve, në varësi të buxhetit tuaj.

Plus, më shumë bojë në trup do të thotë më shumë peshë e përgjithshme. E cila në mënyrë efektive përkthehet në kosto operacionale më të larta. Nëse pesha është më e madhe, edhe konsumi i karburantit do të jetë më i madh. Si një kompani ajrore, ju do të donit ta shmangni këtë gjë sa më shumë të jetë e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat