Vetëm nënat mund t’i kuptojnë këto situata

Ndryshe

Vetëm nënat mund t’i kuptojnë këto situata

Më: 10 maj 2018 Në ora: 18:20
Ilustrim

Kur ju lindni një fëmijë gjithçka ndryshon. Dhe shpesh, stili i jetës ose ndonjë momente tjetër nuk është më i njëjtë si dikur.

Për shembull, nëse më herët keni bërë 15 minuta derisa i keni larë flokët, tani jeni e lumtur nëse keni një minutë kohë për ta bërë të njëjtën gjë.

Më poshtë janë të renditura disa situata të cilat vetëm nënat mund t’i kuptojnë.

Nënat – jo më kot thuhet se janë më të shenjtat.

Ju filloni të thoni “ne” për vetën dhe fëmijën tuaj: “hëngrëm”, “u sëmurë”, “dhëmbi ynë ra” (edhe pse të gjithë dhëmbët janë në vend).

Në shtatë minuta mund të bëni më shumë se shumica e njerëzve në një ditë.

Kur fëmija shkon në gjumë, ju shijon lirinë për të bërë çfarë të “doni” – nga larja e pjatave dhe rrobave deri te pastrimi i shtëpisë.

Kur takohesh me shoqërinë, gjatë gjithë kohës mund të flisni për fëmijën tuaj.

Ju mund të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë: të gatuani për darkë, ta ushqeni beben me gji, të bisedoni në telefon dhe ta shikoni programin tuaj të preferuar televiziv.

Gjumi ju ngjall më shumë sesa seksi.

Ju mund ta dëgjoni teshtimën e fëmijës tuaj, edhe nëse është natë dhe derë e dhomës së gjumit është e mbyllur, madje edhe kur partneri juaj gërhet.

Rrobat e foshnjës ju interesojnë më shumë se rrobat për të rriturit.

Ju befas bëheni të vetëdijshëm për mundësitë e rrezikut jashtë shtëpisë tuaj: të gjitha ato pellgje të mëdha, qeni i zemëruar i fqinjëve. Si nuk i vure re ato para?

Rrobat tuaja gjithmonë kanë njolla të çuditshme.

Ti i njeh emrat e të gjithë personazheve në shfaqjet e preferuara të foshnjës suaj.

Ju gjithashtu kapni veten duke kënduar këngë fëmijësh shumë kohë pasi fëmija juaj shkon për të fjetur.

Tani ju mund të kremtoni me krenari Ditën e Nënës dhe të merrni dhurata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat