Kati i një ndërtese në Angli është përfshirë nga zjarri për shkak të një karikus telefoni që kushtone 1 £.
Nga ky shpërthim askush nuk u plagos, mirëpo zjarri përfshiu tërë banesën e familjes nga Bournemouthi i Anglisë, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’.
Banorët e bllokut u evakuuan, ndërsa zjarrfikësit për disa orë qëndruan aty derisa shuan zjarrin.
Burimi i zjarrit besohet të jetë një ngarkues i telefonit të lirë.
Zjarrfikësit i kanë paralajmëruar njerëzit që të mos përdorin ngarkues të lirë dhe të paprovuar.