Femra që nuk mbath kurrë këpucë

Ndryshe

Femra që nuk mbath kurrë këpucë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 14:29
Tewheeda Jan

Infeksioni tropikal elefantoza e ka lënë Tewheeda Jan (21) nga India me këmbë të mëdha dhe të rënda.

Operacioni për të hequr gishtat e këmbëve kur ishte 14-vjeçare nuk ndihmoi gjendjen dhe u përhap në këmbët e saj.

Ajo thotë se e gjithë jeta e saj është privuar nga gëzimi i mbathjes së këpucëve, pasi është e detyruar të ecën zbathur edhe kur temperaturat janë në minus.

Gjendja krijohet kur pjesët e trupit - shpesh këmbët ose organet gjenitale - bëhen të zgjeruara kur krimba parazitarë prekin sistemin limfatik, i cili rregullon ekuilibrin e lëngjeve në trup.

Parazitët në trup mund të shkaktojë trashje të indit të trupit, një problem që përkeqësohet me kalimin e kohës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se 120 milionë njerëz mund të kenë sëmundjen, por ajo mund të çrrënjoset.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat