Çfarë i ndodh njeriut kur goditet nga rrufeja?

Ndryshe

Çfarë i ndodh njeriut kur goditet nga rrufeja?

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:52
Ilustrim

Ndonëse goditjes së rrufesë i mbijeton një përqindje e madhe e njerëzve, kjo nuk kalon pa pasoja, pasi lëndimet e marra mund të jenë afatgjate.

Pasi rrufetë shkaktojnë 75,000 zjarre në vit në SHBA dhe ndikimi i tyre mund të përgjysmojë edhe një pemë, është e tmerrshme të mendosh se çfarë mund t’i bëjë trupi të njeriut.

Rrufeja ndodh në momentin e zbrazjes atmosferike elektrike të përqendruar në retë e stuhishme dhe shoqërohet me një blic të fortë drite dhe tronditje akustike një stuhi, shkruan Business Insider.

Në retë e stuhisë, potenciali elektrik rritet deri në tre milionë volt, kështu që ajri nuk është më izolator. Për shkak të kësaj, vjen deri te një shpërthim i tensionit elektrik brenda vetë reve, ndaj reve tjera, ajrit përreth ose në tokë.

Kur kjo sasi e rrymës të hyjë në trupin e njeriut, vjen deri te një qark i shkurtër i sinjaleve të vogla elektrike që lëvizin  zemrën, mushkëritë dhe sistemin nervor. Një goditje e tillë mund të shkaktojë një sulm në zemër, dëmtim të trurit dhe shpinë, madje edhe amnezi.

Energjia elektrike, megjithatë, nuk është problemi i vetëm. Rrufeja arrin një temperaturë të lartë. Në vetëm një sekondë, mund të nxehet ajri deri në një temperaturë prej 5 gradë më të lartë se rryma në sipërfaqen me Diell.

Sipas disa llogaritjeve, një person që qëndron pranë vendit ku bie rrufeja, rreth dhjetë metra larg, mund të përjetojë një valë shoku të ngjashme me atë të prodhuar nga një bombë prej 5 kg TNT.

Goditja e rrufesë posaçërisht mund të dëmtojë sytë, pasi ajo është në gjendje të shpojë retinën e syrit. Efekte të tjera anësore përfshijnë edhe impotencën në burra dhe reduktimin e dëshirës seksuale.

Në sipërfaqen e trupit, rrufeja mund të lërë djegie të rënda dhe të shkaktojë plagë të shpërndara, të cilat në fakt mund të duken si degë pemësh. Ata janë karakteristikë e rrufesë dhe quhen figura Liechtenberg.

Temperatura e lartë e goditjes mund të ngrohë çdo metal që një person mbart mbi vete dhe kështu shkakton djegie të shkallës së tretë.

Një shpërthim mundet për momentin ta lërë personin plotësisht lakuriq, përkatësisht ‘t’ia marrë’ rrobat dhe këpucët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat