Vodhi pakon para derës së fqinjit dhe provoi të ikte me biçikletë, turpërohet nga një kalimtar

Ndryshe

Vodhi pakon para derës së fqinjit dhe provoi të ikte me biçikletë, turpërohet nga një kalimtar

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 07:11
Pamje nga video

Mark Duenas nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, e ka ndjekur një grua të lagjes, që vodhi pakon e arritur me postë para derës së një fqinji të tij.

Derisa ajo po largohej me biçikletë dhe e mbante pakon me vështirësi, ai i shkonte nga pas me veturë dhe i kërkonte që ta kthente.

Pamjet që i ka realizuar derisa konfrontohej me të, i ka postuar në internet, në përpjekje për ta identifikuar.

Shumë njerëz deri më tani e kanë parë videon dhe po e kritikojnë atë për mënyrën, se si u përpoq të përfitojë nga situata duke vjedhur pakon. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat