"I ngulte brinjët dhe e hidhte në ajër" pamjet e tmerrit që u pa në arenë

Ndryshe

"I ngulte brinjët dhe e hidhte në ajër" pamjet e tmerrit që u pa në arenë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 07:38
Pamje nga video

Një video e postuar në rrjetet sociale konfirmon gjithnjë e më shumë lojën e rrezikshme të festivalit të demave.

I riu po qëndronte me të tjerët në një kolonën në mes të arenës kur hyn demi. Në një moment demi arrin djalin e hedh në tokë dhe fillon ta godasë me brinjë duke  e ngritur disa herë në ajër. 

Momenti është shokues dhe dëgjohen shumë njerëz që bërtasin të tmerruar nga ajo që shohin.

Miqtë në arenë mundohen ti tërheqin vëmendjen demit për të marrë trupin e të riut në tokë, por demi vazhdoi ta godiste me brinjë dhe ta hidhte në ajër.

Pas shumë përpjekjesh arrijnë ta nxjerrin të riun e mbuluar me gjak nga arena.

Nuk dihet vendi ku ka ndodhur kjo ngjarje e tmerrshme apo gjëndja shëndetësore e te riut i cili u nxor nga arena pa ndjenja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat