Mediat e huaja kanë dhënë alarmin për një parazit të rrezikshëm që gjendet në ujin e pishinave, është prezent në çdo vend të botës!

Ndryshe

Mediat e huaja kanë dhënë alarmin për një parazit të rrezikshëm që gjendet në ujin e pishinave, është prezent në çdo vend të botës!

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 15:57
Pishina

Pishinat ka kohe qe jane hapur! Jo të gjithë kanë mundësinë që të udhëtojnë në vende bregdetare, për të kaluar fundjavat e verës, prandaj edhe pishinat ngelen mundësia e vetme për t’u argëtuar por edhe për të pushuar një ditë ndryshe.

Mirëpo, të gjithë e dimë që uji i pishinës nuk është më i rekomandueshmi.

Mediat e huaja kanë dhënë alarmin për një parazit të rrezikshëm që gjendet në ujin e tyre. Mjekët amerikanë kanë folur për Cryptosporidium-in, parazitin që rritet në ujin e pishinave e që mund të dëmtojë organizmin e njeriut.

Ky parazit po rritet me rritme të shpejta sepse është dyfishuar numri i shpërthimeve epidemike në vitet e fundit.

Mundësia më e madhe për ta marrë është duke gëlltitur nga uji i pishinës por edhe nëse kjo nuk ndodh, pra edhe përmes lëkurës, nuk duhet të jeni të qetë. Kur kjo ndodh në Amerikë, imagjinoni se sa parazitë të tjerë, të pa zbuluar gjenden ne Shqiperi ku mungesa e kontrollit është gjëja më e zakonshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat