Gjyshja 102-vjeçare feston ditëlindjen plot adrenalinë

Ndryshe

Gjyshja 102-vjeçare feston ditëlindjen plot adrenalinë

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 12:37
Eva Lewis

Si e keni festuar ditëlindjen tuaj të fundit? Sido që të jetë, me siguri, Eva Lewis, nga Hertfordshire në Britaninë e Madhe, e ka festuar të sajën, më mirë, shumë më mirë.

Stërgjyshja e ka shënuar ditëlindjen e saj të 102 me “paraglajding”, në ambient të mbyllura. Pensionistja guximtare, që ka lindur gjatë luftës së parë botërore, veshi pajisjet e nevojshme dhe vendosi në kokë një helmetë, përpara se të hidhej në ajër në një tunel me erë.

Lewis ndjeu forcën e erërave me shpejtësi 177 km në orë dhe nuk mund të largonte buzëqeshjen nga fytyra e saj, përgjatë gjithë kohës.

Dita speciale ishte një çështje familjare, me tre gjenerata të gjakut të saj të mbledhura bashkë, i biri, Graham Lewis 75 vjeç, mbesat Dawn Lewis 47 dhe Sally Clarke 44, dhe stërnipin e tij, Felix Lewis, 9 vjeç.

Duket se njëqind vjeçarja aventuriere po e bën zakon që ditëlindjet ti festojë në mënyrë të çmendur. Vitin e kaluar, ajo zgjodhi një aeroplan akrobatik ndërsa për 100 vjetor, u takua me mbretëreshën. Dhe urimi i duhur për të, edhe shumë festime të tjera plot adrenalinë në vitet që do të vijnë, Eva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat