11 vjeçaren e martojnë me burrin 30 vjet më të vjetër

Ndryshe

11 vjeçaren e martojnë me burrin 30 vjet më të vjetër

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 11:18
Rreth këtij rasti është deklaruar edhe UNICEF-i duke thënë se kjo martesë “është shokuese dhe e papranueshme”.

Martese e një vajze me një mashkull 30 vjet më të vjetër ka shkaktuar reagime në Malajzi.

Të gjithë bëjnë thirrje që mosha e martesës të bëhet pas moshës 18 vjeçare.

Prindërit e vajzës që janë nga Tajlanda kanë deklaruar se kanë pranuar që vajza e tyre të bëhet gruaje e tretë e malajzianit, nëse pranon që ajo të rrijë në shtëpi derisa t’i mbushë 16 vjet.

Rreth këtij rasti është deklaruar edhe UNICEF-i duke thënë se kjo martesë “është shokuese dhe e papranueshme”.

Mediat kanë deklaruar se janë publikuar edhe fotografi në të cilat shihet burri teksa mban vajzën për dore pas martesës.

Sipas mediave në Malajzi personi i moshës 40 vjeçar i ka dy gra dhe gjashtë fëmijë, më i madhi 18 vjeç..

Aktivistët e shoqërisë në Malajzi bën të ditur se dhëndri është tregtar i suksesshëm ndërsa prindërit e vajzës jetojnë në varfëri.

Në Malajzi sipas ligjit mund të lidhin martesë personat mbi moshën 18 vjeçare, megjithatë sipas ligjeve të Sheriatit islam çiftet myslimane mund të martohen edhe më të rinj se 16 vjeç.

Autoritetet në Malajzi njoftojnë se as këshillat fetarë nuk kanë të dhëna për këtë martesë, e edhe me Sheriat kjo vlerësohet e paligjshme.

Sipas të gjitha këtyre dhëndri mund të dënohet me gjashtë muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat