Po jepnin intervistë për dasmën, çiftit i bie pema në kokë

Ndryshe

Po jepnin intervistë për dasmën, çiftit i bie pema në kokë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 14:57
Cheyenne dhe Lucas Kopeschka

Një çift i ri po jepte një intervistë në ditën e dasmës kur papritur një pemë u rrëzua mbi kokën e tij.

Cheyenne dhe Lucas Kopeschka shihen të ulur në një stol duke folur për fillimet e tyre e teksa dhëndri po fliste, papritur dëgjohet një zhurmë. Menjëherë ata ngrenë kokën lart për të parë çfarë po ndodh. Brenda pak sekondave, pema bie në stolin ku ndodhet çifti.

Në video çifti dëgjohet duke bërtitur dhe largohen menjëherë që të shpëtojnë. Nusja siç shihet në video preket nga degët e pemës, por fatmirësisht është mirë.

Më pas videoja që po bën sot xhiron e rrjetit vazhdon me momentet nga dasma e çiftit, ku shfaqen duke u përgatitur për dasmën e duke u puthur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat