Pas tetë vjetësh në pritë kapet krokodili 60-vjeç

Ndryshe

Pas tetë vjetësh në pritë kapet krokodili 60-vjeç

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:51
Ilustrim

Pylltarët në veri të Australisë kanë kapur një krokodil detar 4.7 metra të gjatë dhe 600 kilogramë të rëndë, një nga më të mëdhenjtë në tetë vitet e fundit, thanë sot autoritetet lokale.

Krokodili u pa për herë të parë në vitin 2010 dhe u kap nga një kurth i vendosur pranë një lumi.

Autoritetet kanë qenë duke u përpjekur për të kapur krokodilin për vite, i cili sipas vlerësimeve është rreth 60-vjeç.

Pylltarët kapin rreth 250 krokodilë çdo vit që konsiderohen potencialisht të rrezikshme për popullatën lokale, transmeton KosovaPress.

Krokodili i kapur është dërguar në një fermë dhe është një nga mostrat më të mëdha të këtij lloji në atë pjesë të Australisë.

Pas kapjes së krokodilit, pylltarët thanë se mund të admironin vetëm madhësinë dhe moshën.

“Ndaj krokodilit, ne mund të kemi vetëm respekt," thanë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat