Nëna që lan foshnjen me zbardhues, arsyeja është dëshpëruese

Ndryshe

Nëna që lan foshnjen me zbardhues, arsyeja është dëshpëruese

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 23:36
Nëse prindërit e saj nuk do të përdorin zbardhues, vogëlushja do të marrë infeksione të tjera.

Një nënë thotë se është e detyruar të lajë foshnjen e saj me zbardhues për shkak të një gjendje të rrallë të lëkurës. Amelia Moe vuan nga kjo sëmundje e rrallë e lëkurës, që e ka të trashë dhe të shndritshme. Lëkura e vogëlushes mund të përkeqësohet aq shumë brenda dy javësh, sa të bëhet e trashë dhe të rripet. Për shkak të kësaj gjendje, kjo foshnje nuk mund të lahet me sapun pasi lëkura e saj është mjaft e ndjeshme. E ëma e saj përdor zbardhues, pasi është e detyruar.

Jo të gjithë janë të kënaqur me këtë metodë, por është e rekomanduar nga dermatologët dhe është e vetmja mënyrë për të vrarë bakteret që ndodhen në lëkurë. Nëse prindërit e saj nuk do të përdorin zbardhues, vogëlushja do të marrë infeksione të tjera.

“Dukej si kukull e vogël e shndritshme. Kishte lëkurë vërtetë të trashë dhe me shkëlqim. Ajo nuk mbyllte dot gojën ose sytë”, thotë mamaja e fëmijës.

Fillimisht mjekët ishin të habitur se çfarë e kishte shkaktuar gjendjen e lëkurës së vogëlushes. Por, pas konsultimeve me një specialist në Universitetin e Minesotës në SHBA, ata konfirmuan se fëmija kishte ichthyosis. Kjo është një sëmundje gjenetike e çrregullimeve të lëkurës, që karakterizohet nga lëkura e thatë, shumë e trashë ose shumë e hollë, që i ngjason luspave të peshkut. Çdo vit lindin më shumë se 16 mijë foshnje të prekura nga ichthyosis. Shumica e të prekurve kalojnë gjithë jetën në këtë mënyrë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat