Si të shtoni shanset për të mbijetuar në një aksident aeroplani? - Bota Sot
Si të shtoni shanset për të mbijetuar në një aksident aeroplani?

Ndryshe

E shtunë, 22 shtator 2018

Si të shtoni shanset për të mbijetuar në një aksident aeroplani?

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Rrëzimet e aeroplanëve janë të rralla dhe sipas të dhënave zyrtare, kjo ndodh një në një milion fluturime.

Në vitin 2017, nuk kishte asnjë rrëzim fatal, gjë që e bëri atë vitin më të sigurt në historinë e aviacionit të pasagjerëve.

Ekspertët thonë se vetë udhëtarët mund të bëjnë shumë për të shpëtuar veten gjatë një aksidenti të tillë.

Në radhë të parë janë rrobat. Siç thotë British Express, udhëtarët gjithmonë duhet të veshin gjëra që mund të mbulojnë këmbët dhe krahët e tyre, dhe kështu të parandalojnë lëndime të tilla si gërvishtjet dhe prerjet.

Edhe këpucët janë gjithashtu të rëndësishme. Ekspertët këshillojnë të mbathni  atlete ose këpucë.

Shmangni alkoolin në sasi të mëdha, pasi nuk do të jeni në gjendje të reagoni, as të kuptoni seriozitetin e situatës, pasi lëvizjet tuaja do të ngadalësohen.

Sapo të hyni në aeroplan, shikoni dhe mbani mend se ku janë daljet. Njerëzit në panik fillojnë të vrapojnë drejt daljes në pjesën e përparme ose të pasme, por ka disa dalje më shumë në aeroplan, kështu që opsioni më i mirë është të shkojë në atë më të afërt.

Ekspertët rekomandojnë që të numëroni sa vende janë larg nga dalja, kështu që në rast të errësirës apo tymit, është më e lehtë të orientoheni.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test