Ngrohja globale e shkaktuar nga vetë duart dhe lakmia e njeriut! Studimi nxjerr rezultatin e frikshëm, çfarë e pret Tokën deri më 2022

Ndryshe

Ngrohja globale e shkaktuar nga vetë duart dhe lakmia e njeriut! Studimi nxjerr rezultatin e frikshëm, çfarë e pret Tokën deri më 2022

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 21:12
Ilustrimshkenc

Ngrohja globale e shkaktuar nga vetë duart dhe lakmia e njeriut ka shkaktuar ndër të tjera dhe një rritje e temperaturave në sipërfaqen e Tokës.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, këto çrregullime të klimës do të bashkojnë “forcat” për të kthyer pesë vjetët e ardhshme në ditë jashtëzakonisht të nxehta.

Në studimin e publikuar në revistën, “Nature Communications”, rritja e dyfishtë e ndryshimeve klimaterike dhe ndryshimet e tjera natyrore pritet të rrisin tejnxehjen e në ujërave të oqeaneve, gjë që do të rrezikojë krijimin e uraganeve dhe stuhive tropikale.

Shkencëtari, Florian Sevellec, i Universitetit Brest në Francë shprehet:

Faza e motit të nxehtë është duke nxitur një ndryshim klimatik afatgjatë. Kjo fazë pritet të zgjasë për të paktën pesë vitet e ardhshme.”

Temperatura mesatare e planetit tonë gjithmonë ka pasur luhatje, por ndryshimet klimatike të shkaktuara nga miliarda tonelata gazesh serrë në atmosferë, kryesisht gjatë shekullit të kaluar, cilësohen arsyeja kryesore e këtyre ndryshimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat