Një pulë në Hull të Teksasit ishte padyshim me fat kur një gjarpër masiv vendosi që të pushonte pranë saj, e jo ta gllabëronte.
Sara Allison shkoi për të parë pulat e prindërve, pasi vuri re gjarprin gjigant që u zvarrit brenda kotecit të tyre.
Por ajo u habit, kur e gjeti pulën e quajtur Bernadette mbi gjarpër.
“Shiheni këtë budallaqe. Tepër kokëfortë për të lëvizur edhe kur gjarpri është i uritur“, shkruajti ajo në profilin e saj në Facebook, teksa postoi këtë foto.
Por ndryshe nga Bernadette, Allison u shqetësua për jetën e pulës, ashtu sikurse edhe pulave të tjera që ndodheshin në kotec.
E pavarësisht disa sugjerimeve nga miqtë që e këshilluan të provonte mënyra për ta larguar gjaprin, ky i fundit dikur vendosi që të largohej vetë.