Vallëzimi dinamik i babait me të bijën, gjatë ceremonisë së saj martesore

Ndryshe

Vallëzimi dinamik i babait me të bijën, gjatë ceremonisë së saj martesore

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 07:10
Pamje nga video

Derisa shumica e nuseve zgjedhin një baladë, për një vals të lehtë me të ati, Amie Milner dhe babai saj Ian Richards nga Nottingham i Anglisë, bëjnë dallimin prej të tjerëve me një vallëzim dinamik.

Nusja 29-vjeçare u puth lehtë në faqe prej të atit 55-vjeçar, derisa mbaheshin për dore dhe vallëzonin ngadalë para të pranishmëve.

Por, jo për shumë gjatë, pasi me ndryshimin e ritmit të muzikës, ndruan edhe lëvizjet e tyre në pistën e vallëzimit.

“Më tha se dëshironte të vallëzonte me bashkëshortin e saj, por ai nuk dinte dhe ishte i turpëruar. Atëherë vendosa të vallëzojë unë me të”, ka thënë Richards, tani polic i pensionuar.

Pasi i duhej të vallëzonte, ai shkonte fshehtë në orë vallëzimi dhe praktikonte vetëm me të bijën, në mënyrë që të jetë gati për ditën e saj të madhe.

“Atë ditë i kisha tri obligime, ta shoqëroja deri në altar, të mbaja një fjalim dhe vallëzimin. E vallëzimi më brengoste shumë” ka përfunduar ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat