Fotografia në vlerë 1 milion dollarë shkatërrohet pas ankandit

Ndryshe

Fotografia në vlerë 1 milion dollarë shkatërrohet pas ankandit

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 23:49
Fotografia e autorit misterioz Banksy

Fotografia e autorit misterioz Banksy u shit në një ankand në Londër për 1 milion dollarë.

Megjithatë, ajo që tronditi të pranishmit ndodhi disa sekonda pas përmbylljes së ankandit kur fotografia e titulluar "Vajza me balonë", rrëshqiti nga korniza.

Pjesëmarrësit u habitën kur vunë re se piktura ishte shkatërruar pasi kishte qenë e prerë në copa me shirita.

Fotografia u largua shpejt dhe siç raporton Guardian britanik, bëhej fjalë për një mahi të pakripë të autorit të fotografisë.

Instruktorët pohojnë se pas kësaj "performanca" e fotografisë së bërë me sprej do të ketë vlerë më të lartë, duke marrë parasysh se origjinali i saj është i paprekur.

Një piktor anonim në profilin e tij në Instagram publikoi një video që u bë hit në rrjetet shoqërore.

Nuk dihet nëse autori ishte në sallë gjatë ankandit, ose ai kishte "spiun" në mesin e blerësve në ankand.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

. "The urge to destroy is also a creative urge" - Picasso

A post shared by Banksy (@banksy) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat