Kuajt s’i dallojnë të gjitha ngjyrat

Ndryshe

Kuajt s’i dallojnë të gjitha ngjyrat

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 06:45
Ilustrim

Gardhet dhe pengesat nëpër garat britanike po vendosin për një ndryshim të madh pasi u zbulua se kuajt i shohin pengesat ndryshe nga njerëzit.

Aktualisht, bordi për hedhjen është pikturuar portokalli, por hulumtimet kanë treguar se kuajt e shohin ngjyrën si një hije të gjelbër.

Autoritetet e garës së kuajve kanë rënë dakord të provojnë shenjat fluoreshente të verdhë dhe të bardhë për të ndihmuar dukshmërinë.

Hulumtimet në Universitetin e Exeter – financuar nga Autoriteti Britanik Horseracing (BHA) dhe Racing Foundation – treguan se kuajt u vendosën ne këndin e hedhjes kur portokallia nuk u përdor, ndërkohe që ngjyra e bardhë kishte tendence për të prodhuar një hedhje me distance më të gjatë.

BHA ka vendosur të provojë një përzierje të një kuadri të verdhë me bordet e bardha të hedhjes.

BHA tha se kuajt nuk mund të bëjnë dallimin mes shumë ngjyrave si njerëzit. Kafshët “dallojnë objekte në një gamë të blusë dhe të verdhës” dhe për këtë arsye shpresohet se një ndryshim i portokallisë në pengesa do të “maksimizojë dukshmërinë”.

Një provë me ngjyrën fluoreshente të verdhë për pengesa dhe bordurat me një ngjyrë të bardhë fluoreshente për bordet e hedhjes dhe gardhet, do të zhvillohet në vendet e trajnimit për të mbledhur më shumë rezultate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat