Dita e Shën Valentinit, Ja disa ide dhuratash për partneren tuaj

Ndryshe

Dita e Shën Valentinit, Ja disa ide dhuratash për partneren tuaj

Më: 11 shkurt 2013 Në ora: 09:59

Dhurata në vetvete është vetëm mjeti, por jo qëllimi final për të kaluar një Shën Valentin të mrekullueshëm. Përpjekja dhe mënyra e prezantimit të dhuratës janë po aq të rëndësishme

Mungojnë vetëm pak ditë nga Shën Valentini: cila festë e të dashuruarve vjen pa një dhuratë, një mendim apo një surprizë për partneren tuaj? Por të njëjtat gjëra të zakonshme, të cilat përsëriten çdo vit, na kanë lodhur. Kësaj here duam të bëjmë diçka ndryshe, diçka që do ta lërë atë gojëhapur. Koha është e shkurtër, idetë janë të pakta, por ne nuk duam ta zhgënjejmë dhe kemi të gjitha mënyrat që të kalojmë një 14 Shkurt të paharrueshëm nëpërmjet çfarëdo gjesti, i vogël apo i madh qoftë ai nga njeriu i saj i zemrës. Ne po ju paraqesim disa ide:

1. Një surprizë në errësirë. Shkojmë në një kinkaleri dhe marrim një paketë me yje ngjitës fosforeshentë. Kthehemi në shtëpi dhe i ngjisim ata në tavan dhe mbi krevat, në mënyrë të tillë që të kompozojnë një mesazh, për shembull “Të dua” ose “Me ty përgjithmonë”. Pasi të ktheheni nga një darkë e mrekullueshme, fikeni dritën përpara se të shkoni për të fjetur dhe ajo do të shohë mesazhin mbi kokën e saj.

2. Gjueti thesaresh romantike. Blejmë një biletë dhe në të shkruajmë mesazhe shumë të shkurtra si: “Të dua”, “Kur nuk je, më mungon”, “Çfarë ke ndërmend të bësh sonte?” dhe i vendosim në ato vende të shtëpisë, ku e dimë se ajo mund t’i gjejë. Do të jetë një “gjueti thesaresh romantike”, ku thesari i fundit do të jetë një ditë Shën Valentini e paharrueshme.

3. Romantik me lule. Blejmë një tufë të bukur me trëndafila të kuq, një duzinë ose një numër të rastësishëm. Në qendër të buqetës vendosim një trëndafil artificial bashkangjitur me një mesazh, aspak origjinal por që gjithmonë bën efektin e tij: “Do të të dua deri sa të thahet trëndafili i fundit”. Është shumë e qartë se ai i fundit nuk do të thahet kurrë…

4. Këtë vit udhëtimi i të dashuruarve. 14 Shkurti bie të enjten, një dite e zakonshme jave e ngarkuar me angazhime të ndryshme pune. Dëshira për ta bërë të lumtur të fejuarën apo të dashurën tuaj është shumë e madhe, por në vend të një darke apo të ndonjë dhurate, organizoni një fundjavë romantike, që natyrisht do t’ju bëjë të lumtur edhe ju. Mund të zgjidhni Venecian, Veronën (qytetin e Romeos dhe të Xhuljetës), ose një mbrëmje përrallore dhe ëndrrash në Paris. Ka shumë…

5. Dhuratë me “katër këmbë”. Ajo i pëlqen shumë qentë ose macet, kështu që do të donte ta kishte një të tillë. Ne e dimë këtë dhe pastaj… do t’i paraqitemi me këtë kafshë të vogël për ta dashur dhe për t’u kujdesur për të. Ajo nuk do të qëndrojë më vetëm në mbrëmjet me shi apo dëborë, kur ju nuk do të jeni aty për ta mbajtur në krahët tuaj, por do të rehatohet ulur në divan, duke parë një film të bukur, natyrisht dashurie siç asaj i pëlqen…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat