Zbulohet globi më i vjetër me Botën e Re!

Ndryshe

Zbulohet globi më i vjetër me Botën e Re!

Më: 25 gusht 2013 Në ora: 07:56

Deri tash mendohej se globi më i vjetër që shfaq Botën e Re është Lenox nga viti 1510, por së voni është zbuluar edhe një version më i vjetër i Tokës, nga koha e zbulimit të kontinenteve të reja.
Shoqëria e hartografëve nga Washingtoni njoftoi se zbuloi globin më të vjetër në botë, i cili së bashku me pjesën tjetër të botës së njohur, atëherë, tregon Botën e Re: Amerikën Veriore dhe atë Jugore.

Është punuar më 1504, në Firence, nga gëzhojat e dy veve të strucit, ndërsa është i madh sa dy topa tenisi. Autori është ende i panjohur, por duket se ka punuar nën ndikimin e punëtorisë së Leonardo da Vincit.

Pamja e Botës së Re bazohet në njohuritë e studiuesve të njohur, si Christopher Columbus dhe Amerigo Vespucci.

Amerika e Veriut është shfaqur me ishuj të shpërndarë, ndërsa në glob është edhe Amerika e Jugut, ndërsa për herë të parë në histori gjendet edhe Japonia dhe Arabia Saudite. Në pjesën juglindore të Azisë është fraza 'Hic SVNT Dracones”, pra “këtu janë dragonjtë”.

Shoqëria hartografike e bleu këtë glob në një panair në Londër, nga një person që thoshte se për dekada ka qenë pjesë e një “koleksioni të rëndësishëm evropian”.

"Kur kam dëgjuar për këtë glob, në fillim isha shumë skeptik”, tha koleksionisti belg dhe studiues i hartave të vjetra, Stefaan Missinne. "Askush nuk ka dëgjuar për të, ndërsa zbulimi i këtij lloji është jashtëzakonisht i rrallë. Me kureshtje e kam studiuar dhe sa më shumë kalonte koha ishte e qartë se kemi një kapital”.

Missinne ka botuar një përshkrim të detajuar të globit të lashtë në edicionin e fundit të revistës profesionale hartografike, ”The Portolan”.

Deri tash Lenox konsiderohej se ishte globi më i vjetër. Sipas Missinnet, Lenox është kopjuar nga ky glob i zbuluar rishtazi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat