Kryeministri Isa Mustafa ngushëlloi Familjen Kurteshi me rastin e ndarjes nga jeta të Ilaz Kurteshit

Ngushëllime

Kryeministri Isa Mustafa ngushëlloi Familjen Kurteshi me rastin e ndarjes nga jeta të Ilaz Kurteshit

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi Familjen Kurteshi dhe qytetarët e Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar, Ilaz Kurteshi.

Duke shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Ilaz Kurteshit, kryeministri Isa Mustafa theksoi kontributin e madh të tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës në rrugën e gjatë të krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa ka veçuar rolin e rëndësishëm që Ilaz Kurteshi ka dhënë gjatë hartimit të Kushtetutës së vitit 1974 dhe në themelimin e institucioneve të rëndësishme të Kosovës, si Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutit Albanologjik dhe Radio Televizionit të Prishtinës.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa, theksoi se vdekja e Ilaz Kurteshit është humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe për shtetin e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat