9 ushqime që duhet ti hani patjetër në momentin që jeni të stresuar

Ushqime

9 ushqime që duhet ti hani patjetër në momentin që jeni të stresuar

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:19
Ilustrim

Nëse ndiheni të stresuar dhe të tronditur, mund të gjeni disa ushqime për t’ju bërë të ndiheni më mirë. Kjo nuk është më një problem për sa kohë që ushqimet që po hani, ju ndihmojnë në menaxhimin e stresit tuaj dhe nuk e bëjnë situatën më të keqe.

Këto 9 ushqime janë provuar të ndihmojnë në nxitjen e hormoneve për tu ndjerë më mirë, ulin nivelet e kortizolit, të cilat do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të qetë.

1. Pjepër 
Pse funksionon: Kur jemi të stresuar, trupi ynë lëshon një kimik të quajtur kortizol. Pjepri ul sasinë e kortizolit në qarkullimin e gjakut që ndihmon në menaxhimin e stresit, plus përmban vitaminë C që rrit imunitetin.

2. Domate
Pse funksionon: Ajo ndihmon në uljen e niveleve të kortizolit tuaj, por është gjithashtu një burim i madh i likopenit, e cila ka qenë e lidhur me një reduktim të simptomave depresive, ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe mpiksjen e gjakut. Studimet kanë zbuluar se domatet mund të rrisin potencialin e likopenit, më shumë se çdo frut apo perime tjetër.

Si ta hani: Mundohuni të shtoni domate në rutinën tuaj të mëngjesit ose të bëni një supë me domate të shijshme për drekë ose darkë.

3. Spinaq
Pse funksionon: Spinaqi dhe zarzavate të tjera me gjethe të errëta janë të pasura me folatë, e cila ndihmon trupin tuaj të prodhojë serotonin dhe dopamin, duke rregulluar gjendjen tuaj. Spinaqi është gjithashtu i lartë në magnez, i cili ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut. Trupi bëhet i “varfër” në magnez kur është nën stres, kështu që marrja e mjaftueshme e magnezit përmes spinaqit është një mënyrë e shkëlqyer për ta kthyer trupin tuaj në ekuilibër.

4. Avokado
Pse funksionon: Avokadot përmbajnë 20 lëndë ushqyese thelbësore për rritjen e shëndetit, duke përfshirë kalium, vitaminë E, vitamina B dhe folatë. Sipas hulumtimit të publikuar në Journalin, avokado ju mban të ngopur gjatë gjithë ditës dhe ndihmon për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Si ta hani atë: Avokado është kaq i gjithanshëm sa që mund ta shtoni në pothuajse çdo gjë që hani. Për shembull te smoothiet, sallata, ëmbëlsira etj.

5. Salmon
Pse funksionon: Salmoni është një burim i shkëlqyer i Omega 3 që ndihmon në rregullimin e hormoneve tuaja dhe përmirëson gjendjen shpirtërore. Salmoni përmban zink, i cili shpesh është “i varfër” në trup në kohë stresi.

6. Çokollata e errët
Pse funksionon: Nuk duhet të ndihesh fajtor për disa kafshime çokollate kur të jeni të stresuar. Çokollata me cilësi të mirë përmban magnez dhe zink.

7. Arrat 
Pse funksionon: Arrat përmbajnë një formë bimore të acidit yndyror Omega-3 që trupi e konverton në acidin docosahexaenoic (DHA) për të ulur norepinefrinën, një hormon që mund t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar dhe nervoz.

Si ta hani: Shto një grusht arra në sallatën tuaj në drekë.

8. Pulë
Pse funksionon: Pula është një burim i mirë i L-triptofanit, një aminoacid që trupi juaj e konverton në serotonin. A je i acaruar kur je i stresuar? Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë trytophan bëhen shumë më të këndshëm dhe më pak grindavec.

9. Fara susami 
Pse funksionon: Janë të mbushura me zink dhe në raste të stresit, trupi ka shumë nevojë për këtë element.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat