Kumanova, zëri që duhet dëgjuar

Opinione

Kumanova, zëri që duhet dëgjuar

Nga: Faton MEHMETI Më: 11 maj 2015 Në ora: 11:12

Ngjarjet e fundit në Kumanovë, nxorën neë pah brishtësinë e thellë që mbretëron në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Eshtë thënë shumë herë , nga analistë vendor dhe të huaj se Maqedonia rrezikon të shpërbehet , pasi nuk zbatohet koncepti i respektimit të të tjereve, në vecanti shqipëterët të cilet zyrtarisht janë afro 1.000.000 banorë. Kjo përqindje që krahasuar me numrin e banorëve rezident në Maqedoni i bjen të jenë diku mbi 33 % shqipëtarë, duke mos futut këtu mbi 100.000 shqipëtarë të tjerë që jetojnë në këtë shtet por nuk janë pajisur me dokumente përkatese,. Edhe ky veprime është diskriminuzes, pasi shteti maqedonas nuk deshiron të rrit përqindjen e shqipëtarëve dhe kështu nuk i pajis ata me dokumente përkatëse , si shtetas te saj. Konfliki i vittet 2001, që u korurezua me Marrëveshjen e Ohrit, ku shqipëtarët konsiderohen si përberës të shteti të Maqedonisë, nuk u zbatua asnjëherë në praktikë, pikërisht në munges të mosrespektimit të kësaj marrevëshje, po ndodh konfiliki në Kumanovë. Ky konfilikt i armatosur , përtej tezave të inskenimit, ka edhe shumëcka të vertetë, duke u bazuar nga rrethanat në terren. Duke pasur te afermit ne Kumanove, me bije te shkoj shpesh atje dhe shoh se si pjesa ku banojne shqipetarët është më e varfera, mungojnë investimet, punësimi , mandej moskyqja e tyre në sistemin e republikës së Maqedonisë, pra shqipëtarët atje por edhe ne tërë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, konsiderohen si banorë të dorës së dytë e jo bashkëformues të shteti maqedon. Këtij kataklizmi ndaj shqipëtarëve në Maqedoni i ka kontribuar në mas të madhe edhe faktori politik shqipetar atje, duke mos mbrojtuar interesat e popullësisë shqipëtare u shndërruan në servil të politikës nëncmuese ndaj shqipëtarëve, të Gruevskit.U vetkenaqën me akomodimin e të afermëve të tyre në pozita shterërore, krijuan jetë luksi duke lën në mëshirë të ujkut, delet e pambrojtura. Konfiklit i Kumanoves, duke të shërbej që politika shqipëtare atje por edhe ne Tiranë e Prishtinë, të bëjnë presion te vazhdueshëm tek autoritet ndërkombëtare dhe maqedonase, që këta të fundit, të trajtojnë shqipëtarët si pjesë perbërese të shteti maqedon, të respektojnë të drejta e tyre të nepërkëmbura, ndryshe seriozisht rrezikohet e ardhmja e këtij shteti të brishtë.Pa respektimin e të drejtave të shqipëtareve atje, ska të ardhme të Maqedonisë, ndaj duhet urgjentisht faktori ndërkombëtar , Tirana dhe Prishtina së bashku me autoritet e Maqedonisë, të krijojnë një samit për të ridizajnuar modalitetet e Marrëveshjës së Ohrit, me garancionin e SHBA-së, për t’i dhënë fund njëherë përgjithmonë abuzimit të të drejtave të shqipëtarëve atje.
Kjo duhet të ndodh, ose po e përsërisë prap, Maqedonia rrezikon të mbetet vetëm relikt në histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat