Kumanova u shndërrua në tmerr

Opinione

Kumanova u shndërrua në tmerr

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 11 maj 2015 Në ora: 11:18

Llahtarin dhe tmerrin që përjetuan banorët e Kumanovës është tronditje e thellë, dhembje.

Një grup i vogël banditësh, të pashpirt, të paguar dhe të mashtruar, të thirrur në UCK, tmerruan dhe sakatuan qytetarët e Kumanovës së pafajshme.

Po ku ka UCK me dhjetë-dymbëdhjetë vetë.

Ata që janë vrarë u thuhet ju as forita, ndërsa të mbijetuarit duhet të arrestohen dhe të inspektohen deri sa të tregojnë argatët e kujt ishin.

Nuk përjashtohet mundësia, që kryetarët shqiptarë të partive në Maqedoni që të kenë pas lidhje me disa homolog nga Kosova si dhe me shërbimin sekret maqedon, prandaj për përfitime personale, qofshin ato materiale apo politike, përgatitën skenarin e turpit, sa për t`ia zgjat jetën regjimit fashist diktatorial maqedonas.

Situata e tensionuar mes dy etnive në Maqedoni, binte erë lufte, por, jo lojë huliganësh, sepse këtu duhej paraprakisht një përgatitje masovike kombëtare, që tek e fundit etninë shqiptare ta bashkonte me kombin që i përket.

Kështu edhe Maqedonia do të zhbëhej si republikë(shtet).

Edhe kur është shpallur Republika e Maqedonisë, nuk i ka plotësor kriteret juridike, por kjo qe një sajesë artificiale e Titos.

Në një luftë serioze, kjo do të bëhej, bile me më pak humbje.

Do të thotë lufta u thirrë nga vetë qeveria maqedonase dhe, normal, në këso kushtesh edhe shkoi në favorin e saj.

Ne, tashmë jemi mësuar me grupe tradhtarësh, të poshtër, po shqipfolës, në momentin kyç, të dalin në krah dhe ndihmë t`armikut.

A nuk ishte UCK-ja e LPK-istëve në Kosovë e tillë, që dual si kundërshtare e formacionit ushtarak (FRK),ku me të gjitha mjetet e ndihmoi armikun, bile duke ia diktuar edhe sekretet e luftës shqiptare për çlirim.

Mjaft më se u ngopëm me„ luftëtarë e heronj të rrejshëm“.

Kumanova për shqiptarët e vërtetë, për një kohë të gjatë mbetet dhembje e mallkim.

Udhëheqësia fantazmë shqiptare, saherë të na vie një grimë shanse për fitore, lidhet me armikun dhe e dhiejnë bigën.

Gratë thonë:

-Mos raftë me u harrue!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat