Maqedonia* drejtë luftës civile...

Opinione

Maqedonia* drejtë luftës civile...

Nga: Nga Bekim Rexhepi Më: 16 maj 2015 Në ora: 08:55

Maqedonia* edhe në këtë rast (ngjashëm si Serbia dikur në Kosovë) luan me zjarrin dhe po u bie trumbetave të luftës. Aksionet e fundit të policisë apo të njësive maqedonase për konflikte në vendbanimet me shumicë shqiptar në Kumanovë, këto njësi kanë shkuar për të krijuar gjakderdhje etnike. Për ne pak rëndësi ka strategjia e organeve selektive maqedonase apo edhe e atyre konspirative në krijimin e konflikteve nderë etnike në Maqedoni*, rendësi më shumë ka qe këto provokim luftënxitëse janë te hapura, dhe çfarëdo tendence e maqedonasve për ti shpërngulur shqiptaret nga vendet e tyre përmes metodave të dhunës dhe të frikës kanë përfunduar se realizuari sepse shqiptaret nuk janë ata qe ishin nën sundimin e koordinuar sllavo-sllav, ata kanë dy shtete dhe mbështetje të thatë nga Amerika. Por, siç duket me këto provokime të maqedonasve, përkatësisht të qeverisë aktuale të Gruevskit, me shqiptaret ky vend akoma i vetëquajtur Maqedoni*, po hynë drejtë dhe përfundimisht kah një zgjedhje qe qon në një luftë civile.

Sqarojmë, shqiptaret i kanë të freskëta aksionet policore dhe ushtarake të dhunës, ndaj nuk mund të perceptohet ideja se akoma mund të luhet me durimin e shqiptarëve, në këso zhvillime dhe në këto konflikte, padyshim se nuk mund të mos ketë edhe implikime të tjera, nga jashtë Maqedonia*, nuk duhet harruar edhe një fakt tjetër se përthekohet me një vijë të gjerë kufitare me dy shtete shqiptare dhe se është e pamundur çfarëdo parandalimi militantëve për tu përfshirë në konflikte dhe luftime. Shikuar me tej kjo gjendja po eshalon në konflikt të hapur, në gjakderdhje, po behet edhe më shumë objekt i luftës për ndarje.

Maqedonia* jo e vetmja ka probleme ndëretnike, por qasja në to për ti zgjedhur me dhunë, me forcë nuk përbëjnë zgjidhje të vërtetë. Këtë metodë të dhunës duhet thënë se e ka provuar edhe Serbia në Kosovë, por nuk doli fituese e atyre zhvillimeve, madje ajo nuk përbën asfare sovraniteti në Kosovë.

Nuk jam aq i bindur në hamendje, në vërtetësinë e disa akteve politike qe po zhvillohen atje dhe qe lënë të kuptojnë se Maqedonia* është e lodhur me sovranitetin e saj. Këtë sovranitet ajo nuk mund ta mbaj të plotë, në fuqi, nëse akoma synon ti shtypë shqiptaret me padrejtësi e me dhunë ndëshkuese. Sa më shumë qe ushtrohet padrejtësi e dhunë ndëretnike duket se e pëson në sovraniteti, ai ngushtohet, për aq sa etnitë e tjera të ndihen të ndëshkuara me padrejtësi e dhunë shtetërore, aherë natyrshëm se do të ketë interesa qe të përmbyset padrejtësia, dhunë dhe qe situata të menaxhohet ndryshe.

Ngjarjet e zhvilluara në Kumanovë, në një pesë goxha urbane duket të ketë një prapavijë më shumë të zënies se pozitave nisëse për beteja kundër shqiptarëve se sa vërtetësinë e asaj të një guerile të zgjuar serish, qe do tu prijë luftimeve për të rrënuar sovranitetin e një shteti dhe për tu krijuar një gjendje të cenuar, siç e kemi aktualisht në Veri të Kosovës. Është naive që të ketë luftime të grupeve në zona urbane, pa pasur qasje apo dalje edhe në ato rurale të cilat, ne rastet më të shumta janë bastion i fuqizimit të guerileve kudo. Shkarazi, nëpër disa mediume apo edhe portale elektronike kemi hasur reagime të qytetarisë së Kumanovës për mënyrën dhe qasjen më brutale të shtetit në konflikt duke shkelur të gjitha të drejtat ndërkombëtare, pa paralajmëruar dhe pa konstatuar vërtetësinë e një guerile me tendenca urbane. Është shqetësuese për secilin shtet paraqitja apo forma e një guerile urbane sepse kjo të qon në luftë civile. Dhe një luftë civile në asnjë mënyrë nuk është një zgjidhje më e mirë se sa një zgjedhje paqësore me marrëveshje mes komuniteteve brenda shtetit.

Por, rasti Kumanovës s’duhet harruar edhe për një fakt se çfarëdo tendence dhe perceptim i dalë apo nxjerrë nga qeveria, nuk mund të qojë shtetin drejtë provokime etnike sepse ato provokime krijojnë konflikte të shpejta, të paparashikuara dhe mbase shtetin e qojnë në luftë civile. Për ta kuptuar edhe më tej këtë gjendjeje, provokimet luftënxitëse të qeverisë kundrejt një komuniteti të veçantë, me doemos se do të prodhojnë sjellje të atilla - mospajtuese me tendencën dhe perceptimin e shtetit për ta.

Në konfliktin e Kumanovës jo vetëm opozita maqedonase, por edhe disa parti shqiptare janë të një mendje se ky konflikt qe kryekëput prodhim i qeverisë aktuale për të fshehur pasojat, skandalet e shumta qeverisëses, dhe që përmes këti konflikt të krijuar të mund të mbijetoj edhe më gjatë në pushtet. Ndofta kjo qeveri aktuale në Maqedoni*, me nxitje të konflikteve ndëretnike synon të krijoj frikë, të krijoj praktika të përjashtimit, diskriminimit dhe të padrejtësisë, që më pas të ketë shpërnguljet etnike, po të gjitha këto njëherësh krijojnë edhe shtysa për lëvizjet separatiste/për shkëputje.

Është e vërtetë se në një shtet qytetar nuk ka shumica, as pakica permanente. Ka vetëm shumica politike të ndryshueshme qe përcaktohen nga zgjedhjet periodike. Maqedonia* me konfliktin e Kumanovës duket se përfundimisht ka përfunduar të jetë një shtet qytetar dhe po ashtu përfundimisht u identifikua se ky shtet nuk heq dorë të prodhoi konflikte ndëretnike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat