Lufta heroike në Kumanovë kundër policisë fashizoide maqedonase

Opinione

Lufta heroike në Kumanovë kundër policisë fashizoide maqedonase

Nga: Saim Tahiraj Më: 16 maj 2015 Në ora: 12:56

Shfryrja raciste e ministres së punëve të Brendshme të Maqedonisë Jankullovska, është edhe një sinjal shtesë që udhëheqja e Maqedonisë mbetet po e njëjta me një politik fashizoide ndaj Shqiptarëve, e njëjta si ajo Milosheviqiane. Është për të u çuditur se edhe sa Kumanova duhet të ndodhin që udhëheqja politike në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri ta kuptojnë këtë. Implikimet e Ali Ahmetit dhe deklaratat e tij kontraverse. Deklaratat e Kryeministrit kukull Mustafa, kryeministrit real dhe ministrit të jashtëm Thaçi, ministrit të Punëve të Brendshëm Hyseni detyrimisht shtrojnë pyetjen, a thua vallë në shërbim të kujt janë? Pastaj heshtja kaq e gjatë e këtyre në Kosovë dhe paraqitja e Ali Ahmetit kontravers, prapë detyrimisht shtron pyetjen, vallë a mos ishin edhe këta pjesë e këtij skenari ogurzi. A thua vallë pse duhej të ndodhte Kumanova? Kush kishte interes në destabilizimin e Maqedonisë? A thua vallë a ishte në interes të Shqiptarëve ky moment? Këtyre pyetjeve shqiptaret duhet t’ju japin një përgjigje profesionale me analiza të mirëfillta të ekspertëve përkatës. Nëse përgjigja që do të dali nga këto analiza, është, se nuk ishin në interes strategjik të shqiptarëve atëherë lindin pyetjet tjera se, mos vallë ishte interes i një grupi të caktuar në Kosovë, të cilët për ti mbuluar krimet e tyre të natyrave nga më të ndryshme në bashkëpunim me shërbimet sekrete serbo-maqedonase e inskenuan Kumanovën? Gjykata Special është në formim e sipër dhe si duket do të merret me krime në Kosovë. A thua vallë a mos ishte edhe njëra ndër arsyet që të inskenohet Kumanova për të tërhequr vëmendja dhe të vriten ata që do jenë rrezik për të dyshuarit? E kaluara jonë gjatë rrugëtimit të njësiteve guerile dhe luftës së hapur në Kosovë na bëjnë të kemi dyshimet në rastin e Kumanovës. Po i përmendi edhe një herë rastet e Zahirit, Ademit dhe shumë rasteve të tjera që pasuan nga inskenime që dëshmojnë tradhtinë. Një gjë tashmë dihet se në Kumanovë pati luftë dhe se këtë luftë e bënë shqiptarët në mënyrën më heroike kundër policisë fashizoide Maqedonase. Shqiptarët kudo që janë duhet të përkulemi para dëshmorëve që ranë në fushën e nderit.
Kumanova i bashkoi të gjithë shqiptarët si Prekazi dikur, por Kumanova qiti edhe një gjë në sipërfaqe se aty pati tradhti dhe se tradhtia duhet të dënohet nga kushto që erdhi. Kumanova duhet të jetë mësim për të ardhmen se duhet të jemi më të organizuar, më syqelë. Kumanova na mësoj se nuk duhet ti besojmë ç'do kuajt e aq më pakë atyre që përçanë dhe përgjakën Luftën në Kosovë, përçanë, përgjakën dhe vodhën pasurinë e Kosovës. Kumanova na mësoi se duhet të ikim nga çfarëdo ideologjie të huaj dhe të vazhdojmë të bashkuar vetëm rreth ideologjisë së pastër, ideologjisë së shqiptarizmës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat