Moralisht, Presidente nuk është më!

Opinione

Moralisht, Presidente nuk është më!

Nga: Kimete Berisha Më: 11 qershor 2015 Në ora: 01:39

Një Presidente e vërtetë dhe e shëndoshë mendërisht nuk ia lejon vetes luksin për të mos marrë pjesë (bile formalisht) as në ceremoninë kryesore për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletinit!
Nuk ka marrë pjesë, për të dhënë mesazh botëror se Isa Boletini është hero familjar, individual, hero lokal, hero i popullit, por jo edhe hero i saj dhe i shtetit të Kosovës.
Atifete Jahjaga e ka injoruar dhe e fyer Heroin kombëtar (njejtë si Lista Serbe) në mënyrë absolute, dhe sikur t'i konsideronte shqiptarët si njerëz, ajo sot do të duhej të jepte dorëheqje.
Qysh bën, që Presidentja e vendit të merr pjesë në një tavolinë buke me bashkëpunëtorin e kriminelit Slobodan Milosheviçit, Tomislav Nikoliç, aty ku publikisht shahet me çka ka, e nuk është e zonja të marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimin të heroit, pas 100 vitesh, plus aq shumë është çliruar sa në këtë ditë nuk e ka folur asnjë fjalë për të.
Pozita (edhe kur s'ta japin dhuratë si asaj) nuk të bën Personalitet, as dikushi, as individualitet, gjithkush ish dasht ta dijë, ama prej sotit moralisht Atifete Jahjaga nuk është më Presidente e Kosovës.
Kosova është shtet, por Presidentja e Kosovës nganjëherë, si sot, nuk e konsideron Kosovën shtet, që do të thotë se nuk e konsideron as veten Presidente, vepron ekzaktësisht ashtu siç i ka thënë Presidenti serb!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat