Ja se ç’më ndodhi sot në fakultetin e edukimit nga çifti Dreshaj-Baliu

Opinione

Ja se ç’më ndodhi sot në fakultetin e edukimit nga çifti Dreshaj-Baliu

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 09:43

Në orën 830 ishte paraparë mbajtja e provimit nga lënda Letërsi për fëmijë, programi Fillor, unë asistente e lëndës jam e detyruar të asistoj në cilësinë e ndihmësit të profesoreshës Myrvete Dreshaj, dhe ja se ç’ndodhi!

Në ora 830 kam takuar studentët duke pritur në koridor të cilët m’u drejtuan me këto fjalë:

-Profesoreshë a po mbahet provimi, -unë ju drejtova me këto fjalë, po, por duhet shikuar a ka ardh profesoresha Myrvet. Kam shkuar të shikoj në kabinetin e profesoreshës e cila nuk ishte aty. Diku përafërsisht dhjetë minuta më vonë kam zbritur shkallët dhe në katin e dytë kam takuar disa studentë të cvilët më thanë se ka ardh profesoresha dhe na ka thënë që nga shkronja A deri te shkronja M të rrinë në amfiteatrin e madh, ndërsa nga shkronja M e tutje të shkojmë në amfiteatrin nr. 1, u tregova studentëve se amfiteatri nr 1 ishte i zënë me profesorin Xhefer Ismajli.
Kam zbritur poshtë në amfiteatrin e madh, studentët më liruan rrugën dhe kam hyrë brenda, një student i thirrte studentët, iu drejtova me këto fjalë; kush jeni ju, studenti më tha;-jam student dhe profesori Begzat më ka autorizuar t’i ndihmojë, - studentit i kam thënë, unë jam asistenete e lëndës dhe tani mund të dalësh jashtë, studenti fare nuk ka rezistuar dhe ka dalur jashtë, ndërsa brenda ishte prodekani për çeshtje financiare Begzat Baliu me një student tjetë i cili i rendiste studentët në sallë, edhe këtij studenti iu drejtova me këto fjalë; -kush jeni ju?, -ai më tha se jam student dhe profesori ka kërkuar ndihmë, -të njëjtit i thashë, s’ka nevojë se unë jam assitentja e lëndës, studenti u largua nga salla, ndërsa profesori Begzat më tha se, -unë jamë Prodekan këtu e unë vendosi se kush mbanë provim, unë i thashë e di që je Prodekan, por unë jam asistente e lëndës, ai filloi të më kërcnojë duke më bërtitur “dilni për jashta” duke më fyer para së paku 90 studentëve, unë dola jashtë dhe shkova ta paraqes rastin te Dekani, por Dekani nuk ishte aty, shkova te Prodekani për çshtje mësimi, edhe ai nuk ishte aty, unë u detyrova të shkoj në Rektorat te Rektori, por edhe Rektori nuk ishte aty, e lajmërova rojën që të evidentojë rastin në fletoren e tij.

Pasi u ktheva në Fakultet, para Fakulteti ka dalë profesoresha Myrvet e cila m’u ka drejtuar me këto fjalë: shpejt këtu me ardhë duke e ngritur gishtin para studentëve, unë i tregova se profesori Begzat më ka përzanë prej provimit, -ajo më tha se a e din ti se ai është profesor, -unë i thashë se e di, por unë jam asistente e lëndës e jo Begzati, profesoresha filloi me fyerje dhe kërcnime të lloj llojshme para studentëve duke më quajtur disa here radhazi “Shizofrene”, unë nuk gjeta rrugë tjetër veçse të lajmëroj bashkshortin tim i cil më tha prit se po vij.

Nga frika se do eskaloj situata kam thirrur policinë e cila ka ardhë, ndërkoh ka arritur edhe burri im i indinjuar dhe u tregoi policisë së bashku me mua për peripetit e vazhdueshme nga çifti Baliu-Dreshaj.

Ky rast nuk është i pari, me 30/03/2015 kisha një rast të ngjajshëm për të cilin e kam informuar me shkrim dhe fotografi Dekanin, Prodekanin, dhe Rektorin, por sot e asaj dite nuk është ndërmarr asgjë. Ju lutemi ky rast të trajtohet ashtu si i ka hije stafit akademik në mbrojtje të personalitetit të mësimëdhënsit sepse kjo është fyerje dhe kërcënim në vendin e punës njëherit edhe shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut, përndryshe jam e detyruar të gjejë alternativa tjera.

Dr. sc. Violetë Bardhi-Zeqiri, ass, Fakulteti i Edukimit

11/07/2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat