Lobimi si mjet për arritjen e qëllimit

Opinione

Lobimi si mjet për arritjen e qëllimit

Nga: Ridvan Emini Më: 8 nëntor 2015 Në ora: 22:07

Beogradi zyrtarë në pamundësi për të stopuar disa procese ndërkombëtare nëpër të cilat po kalon Kosova, po merret me gjëra periferike dhe pa ndonjë karakter me vlerë, vetëm e vetëm që të hutoj edhe më tej opinionin në Serbi. Një gjë e tillë po bëhet më shumë për konsum ditorë. Në ditët e fundit para votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, liderët nga Serbia, deklaruan se zyrtarët e Kosovës po lobojnë nëpër korridoret e Parisit në mënyrë jo legale. Kjo lloj politike e cila po bëhet nga ana e Serbisë, nuk duket të jetë diplomatike aspak, aq më tepër duket si politikë për konsum të brendshëm.

Lobimi nga liderët e Kosovës si proces, është plotësisht legjitim. Lobimi si i tillë është në fakt mjet për arritjen e qëllimit, pavarësisht se a bëhet lobimi nëpër zyra, korridore apo hapësira të tjera në Paris, e rëndësishme është që të jetë lobim i frytshëm dhe Republika e Kosovës të përfitoj. Lobimi për pranimin e Kosovës në UNESCO, nuk duhet shikuar vetëm në një drejtim. Ai duhet shikuar me një spektër me të gjerë, sepse lobimi për një qëllim, mund të sjell edhe fitore të tjera. Andaj, zyrtarët shtetëror të Kosovës, duhet që të shfrytëzojnë çdo hapësirë, çdo mundësi që vendi ynë të përfitoj edhe për njohje të reja.

Pas rekomandimit të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s që Kosova të pranohet anëtare, Serbia ka kërkuar shtyrjen e votimit në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se para votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO po bëhet presion i madh. Ai ka thënë se vende të caktuar janë të shqetësuara se mund t’iu ndërpritet ndihma ekonomike.

Ndërsa, Daçiq vërehet se është në telashe, pasi që ai është i vetëdijshëm që Kosova, shumë lehtë tanimë mund të pranohet në UNESCO. Ai është prononcuar se “Një është e sigurt, kemi bërë gjithçka në këtë luftë.” Në një farë forme si ngushëllim ai ka gjetur të thotë këtë fjali, e cila e shprehë edhe pafuqinë e tij dhe shtetit të tij, për të vendosur për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat