Mospranimi i Kosovës në UNESCO, jo vetëm zhgënjim!

Opinione

Mospranimi i Kosovës në UNESCO, jo vetëm zhgënjim!

Nga: Burbuqe Bakija Deva, Anëtare e Kryesisë se AAK-së Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 22:38

Mospranimi i Kosovës në UNESCO, përveç që është për keqardhje është edhe mohim i të drejtave elementare, sepse kultura nuk njeh kufij, nuk mbrohet duke e përjashtuar, por duke e promovuar atë në mënyre reciproke. Ky është edhe vet misioni kësaj organizate. E drejta për anëtarësim në UNESCO është në anën tonë, Kosova e ka dëshmuar qe këtë e meriton.

Votimi i sotëm, kundër Kosovës në UNESCO, dëshmon qartë se Kosova duhet të punoj më shumë që të arrijë atë që e meriton, e assesi nuk duhet të llogaritë në shpërblimet që do të vijnë bazuar në koncesionet që i bëjmë në raport me fqinjët, duke përfshire këtu edhe dy marrëveshjet e fundit me Serbinë për Asociacionin e Komunave, dhe me Malin e Zi për Demarkacionin.

Diplomacia Kosovare ka dështuar plotësisht ne këtë mision. Përderisa mosnjohjen e shtetit të Kosovës e përkthejnë në sukses duke llogaritur që këto shtete nuk do të na pengojnë në proceset integruese, votimi i sotëm dëshmon të kundërtën. Diplomacia kosovare ka dështuar plotësisht në këtë mision. Përderisa mosnjohjen e shtetit të Kosovës e përkthejnë në sukses duke llogaritur që këto shtete nuk do të na pengojnë në proceset integruese, votimi i sotëm dëshmon të kundërtën.

Diplomacia kosovare jo vetëm që nuk i bindi këto shtete të na pranojnë ne UNESCO, por edhe disa nga vendet që e kanë njohur Kosovën votuan kundër, disa abstenuan e disa nuk morën pjesë në votim. Votimi i sotëm është tregues që përveç 75% të qytetarëve të Kosovës, edhe shumë vende që kanë njohur Kosovën, nuk janë të kënaqura me punën e qeverisë së Kosovës.

Bazuar në deklarimet e palës serbe për fillimin e dialogut për trashëgimi kulturore, votimi si i tillë përngjan në votim politik. Andaj qeveria e Kosovës, duhet menjëherë të ndërpres bisedimet me Serbinë, dhe zbatimin marrëveshjes për Asociacionin, derisa të krijohen kushtet për bisedime të mirëfillta ndërshtetërore.

Duhet falënderuar vendet mike të Kosovës, që lobuan për këtë proces, si dhe qytetarët e Kosovës për përkrahjen, duke i inkurajuar se jo betejë nuk ka përfunduar.#2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat