Sëmundja e Behgjet Pacollit që po vuan me iluzione....

Opinione

Sëmundja e Behgjet Pacollit që po vuan me iluzione....

Nga: Nga;Ragip GURAZIU Më: 12 nëntor 2015 Në ora: 11:15

Duke lexuar në tërësi postimin e juaj në Facebook për ofendimet që t'i bëri Daçiqi, me titull;Pacolli: Një ditë do t’ia kthej Daçiqit për ofendimin që më bëri.Të jesh i kjartë,se Serbia me vëllezërinë muslimane rrëzoi për tokë pranimin e Republikës së Kosovës në UNESCO.Dhe këto loja të Sebisë të përkrahur nga aleati i saj Rusia dhe aleatet tjerë rus,dhe Sekretari i Përgjithshëm Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon në raportin e tij më të ri për zhvillimet në Kosovës,me dy standarde për Republikën e Kosovës, Pakoja e Ahtisarit dhe na futët në lojë, dihet se na kanë detyruar me Pakon e Ahtisarit të bëjmë atë të pamundshme të mundshme.

Sikleti në vepër,po të kuptojë?!

Edi sikletin e juaj,si lideri i AKR-së, z.Behgjet Pacolli, kur shkuat në Libi për ta bindur Gadafin për njohjen e Kosovës shtet, Gadafi ju përgjigj shkurt: ”Jam shkolluar në Serbi dhe Serbia është zemra ime, dhe nuk mundem ta njohim Kosovën?!” Tani, me një deklaratë në vazhdim na doli edhe Mohamed Nabhan, Ambasador Palestinez në Beograd, se ”Kosova është pjesë e Serbisë dhe asnjëherë nuk do ta mbështesim pavarësinë e Kosovës”. “Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, kështu mendon ambasadori palestinez në Beograd,Mohamed Nabhan.

'U garantoj se po të votonin edhe SHBA dhe shtetet që kishin humbur të drejtën e votimit, Republika e Kosovës sot do të ishte pjesë e UNESCO-s. Shumë shtete mike nuk kishin paguar anëtarësimin e tyre vite me radhë dhe kishin humbur të drejtën e votës. Kjo ishte e ditur për gjithë ne që kur aplikuam pë panimin në UNESCO,kishim frikën mu nga këto shtete të cilat nuk kishin paguar anëtarësimin e tyre vite me me radhë,Bile disa edhe mike të Republikë së Kosovës'',por kjo nuk është asyeja z.Pacolli.

Keni thënë,se;Kishte edhe shtete qe nuk merrnin pjesë fare në Konferencë, për një apo tjetër arsye, shtete këto që me siguri shumica do ta votonin Kosovën. Abstenimi i disa shteteve të Azisë Qendrore dhe vota në favor tonin prdisa shteteve afrikane që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ishte një lëvizje pozitive e cila duhet të shfrytëzohet menjëherë me lobim për njohje.Por nga ke qenë në dijeni se aty kishim voten ne,por edhe e kundëta kish mundur me qenë, në favor Serbisë.Mani ju lutem me këto iluzione sepse së pari e dëmtoni veten tani po si jo edhe shtetin e Kosovës.

''Nga ana tjetër,keni shkruan, vërejtëm delegacionin sërb që ishte shume nervoz, e pengonte shumë puna jonë ekipore, e pengonte prezenca dhe takimet e mia. Këtë nuk e la as Z. Daçiç pa e përmendur publikisht, madje më ofendoi! Unë nuk po i përgjigjem atij pse unë qëndroja në UNESCO, por për ofendimin që më bëri, një ditë me siguri do t'i përgjigjem atij se kush është Daçiçi e çka përfaqëson ai, me fakte e jo me hamendje nga urrejtja, siç e bëri ai", ka shkruar në Facebook.Kjo tani më vjenë të qeshë,me beso,por edhe të tjerët në rastse lexohet me vemendje keta rreshta.

Lobimi i Serbisë kishte sukses në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO,së,që Kosova nuk arriti të jetë pjesë e kësaj agjencie të specializuar të Kombëve të Bashkuara për arsim,kulturë e shkencë,ku nga 142 anëtarë,92 votuan pro Republikës së Kosovës,50 kundër dhe 29 shtete abstenuan.Për disa shtete arabe ishim në dijeni se nuk do të na përkahin.Ban Ki-Moon me dy standarde për Republikën Kosovës.

Serbia e bëri të vetën dhe lideret e saj e thanë të vërtetën qytetarëve të Serbisë,se lobimi që ne po e bëjmë kundër Republikës së Kosovës në UNESCO,do të kemi sukses dhe kjo ashtu doli,falë Rusisë,lobimit të sukseshëm të Serbisë,dhe aleatëve të saj.Serbia edhe pse në luftën e UÇK,1998,99 masakrio,vrau,perdhunoi popullatën e Kosovës,ku nuk u kërsyen as fëmijë,gra shtatëzëna vajza të mitura,pleq e plaka,nuk po mundet të humbë imazhin në botën e civilizuar dhe në këtë BE,në e civilizuar,e as ndikimin tek vëllazëria muslimane,që në komunizëm për një dekadë,të gjithë ne kemi qenë pro ish,Jugosllavisë,Serbisë,e shtetet Arabe veç shin aty.

Ambasadori palestinez në Beograd: Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës,s’ka risi në qëndrimin e shëmtuar të ambasadorit të Palestinës në Beograd, por faktorët që po orientohen sërish drejt Lindjes, duhet t’i bëjnë më mirë llogaritë e tyre,ishte shkrimi i im i botuar në disa mediume kosovare,para dy viteve.

”Është e qartë se islamizmi i popullsisë shqiptare,shtoi një element të ri në strukturën fetare të popullsisë, fenë islame, krahas besimit katolik dhe atij ortodoks. Megjithëse i ndarë në besime të ndryshme fetare, populli shqiptar është shquar për tolerancë e harmoni, duke qenë gjithnjë i bashkuar në tradita,zakonet, kulturën dhe identitetin e vet kombëtar”.

Është më rëndësi të theksohet që feja islame nuk e mohon kombësinë si kategori historiko/shqiptare, përkundrazi Kur’ani e legjitimoi atë duke thënë: ”O njerëz. Ne ju kemi krijuar prej një mashkulli dhe një femre dhe ju kemi bërë popuj (kombe) e fise që ta njihni njëri-tjetrin” (49.13). Po këto shtete islamike janë edhe kundër SHBA-së dhe BE-së, që unë personalisht nga këto shtete prosllave, nuk mund të presim e as që mendoj se do të ketë njohje për Kosovën. Për këtë arsye ne duhet të kemi kujdes në të ardhmen që të mos gabojmë.

Ja çka ka deklaruar ky farë ambasadori palestinez në Beograd, edhe pse disa shtete, siç Turqia na kanë njohur, edhe disa të tjera, dhe e kuptueshme që çfarë ambasadori, me emrin që mban ka njollosur shumë gjëra, në intervisten për gazeten serbe ”Danas” edhe ne zemër e ka Serbinë dhe lexoni të gjithë ju deklaraten e tij në vijim, dhe poziciononi veten atje në Siri e Irak ju qe po luftoni besa edhe ne këtu të vetëdijësohemi njëherë e përgjithmonë dhe mos të lozë askush më me ndjenjat tona si gjithëherë dhe ne nuk mundemi me qenë ma fetar se stergjyshit dhe gjyshit tanë, që edhe në ata kushte më të vështira kanë agjëruar i madh e i vogël siç thotë një fjalë popullore. E ne sot po filozofojmë, nuk është pak që një ambasador palestinez në zemrën e Serbisë të dalë hapur dhe të flasë ne emër të gjithë shteteve arabe kundër Kosovës. Shtroj pyetjen: Ç’është Serbia për shtetet arabe, ma e mirë apo ma afër se Kosova?!

Nuk është kjo e tëra....po kërkohet nga ne dhe institucionet tona,pikrisht,Qeveria,jo me iluzione por me veprat të dëshmojmë realitetin.

Sekretari i Përgjithshëm Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon në raportin e tij më të ri për zhvillimet në Kosovë ka dënuar përdorimin e dhunës nga partitë opozitare.Në UNESCO, Kosova nuk arriti të jetë pjesë e kësaj agjencie të specializuar të Kombeve të Bashkuara për arsim, kulturë dhe shkencë. Ban ka përshëndetur dialogun në Bruksel dhe marrëveshjen mbi krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

Sekretari i Përgjithshëm edhe njëherë i është rikthyer dialogut në Bruksel duke e përshëndetur siç thotë, ‘përparimin e vazhdueshëm dhe marrëveshjet e arritura në mes Beogradit dhe Prishtinës e në veçanti parimet e përgjithshme dhe elementët kryesorë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.‘E pra...

Ai thotë se themelimi i këtij associacioni është ‘një hap thelbësor drejt zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje historike dhe përmirësimit të mëtejshëm të jetës e përditshme të popullatës së Kosovës.’ Sekretari Ban përgëzon kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë në kryerjen e këtij procesi dhe inkurajon ‘të gjithë liderët në Prishtinë dhe Beograd që të mbështesin finalizimin e statutit të associacionit të komunave sipas kornizës së dakorduar kohore si dhe të sigurojnë zbatimin e shpejtë të të gjitha marrëveshjeve të përfshira në pakon e 25 gushtit.Opozitë,çka ka faj kryeministri,ku dikush tjetër i ka kap këta për veshi,e këta nuk po kanë guximin të tregojnë të vërteten qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Autori është gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat