Prap injorohet Hashim Thaçi?!

Opinione

Prap injorohet Hashim Thaçi?!

Nga: Nga;Ragip GURAZIU Më: 3 dhjetor 2015 Në ora: 08:55

A mos vallë ky injorim i Zëvendëskryeminstrit të vendit dhe njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi.ku thuhet se është “injorua” keq nga Amerika, gjatë vizitës disa orëshe të sekretarit Amerikan të Punëve të Jashtme, John Kerry në Prishtinë?.A mos është kjo se Kerry ishte i shqetsur se në Kosovë nuk gjeti asgjë pozitive, dhe nëse e kuptoni kjo ishte një tërheqje vërejtje për klasës politike,ku,ndoshta Thaçin Amerika e cilsonë si fajtorë për të gjitha këto që kohën e fundit po ndodhin në Kosovë,pasi nuk është kjo hera e parë që pikrisht ''injorohet '' pasi amekikanet e kanë pasur më të përzemër dhe postet që mbanë aktualisht, Zëvendëskryeminstr të vendit dhe njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës?

Ishte Ambasada Amerikanë në Kosovë, e cila e ka injoruar shumë keq Hashim Thaçin, duke mos e postuar asnjë fotografi të Kerryt me Hashim Thaçin. Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku për nder të vizitës së Kerryt janë postuar disa fotografi të tij me kryeministrin Isa Mustafa, dhe me disa studentë të Kosovës që kanë studiuar në Amerikë, e Zëvendëskryeminstrit të vendit dhe njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi,u ''injorua'' nga ky eveliment?!
Edhe pse Hashim Thaçi,dha një deklarat,nuk i pështoi ''injorimit''

Thaçi për vizitën e Kerryt: Nëse bëhemi bashkë dhe dialogojmë - asgjë kurrë s’do të na ndalë
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se vizita e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry ishte shumë domethënëse për Kosovën, ndërsa mesazhet e tij ishin shumë të qarta - SHBA mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës.

“Vizita e Sekretarit Kerry ishte shumë domethënëse për Kosovën. Mesazhet ishin të qarta: Përkundër sfidave globale, SHBA mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës. Ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të pavarësohemi po na ndihmojnë edhe të forcohemi dhe të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s.

Nëse bëhemi bashkë dhe dialogojmë në mes vete në institucionet që i kemi krijuar, asgjë kurrë nuk do të na ndalë. Kerry vlerësoi lidershipin e Kosovës dhe guximin e shtetit tonë që të përballet me sfida dhe të shënojë sukses në ndërtimin e shtetit. Interaksioni aktiv me SHBA do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët që vijnë, dhe nga ky bashkëpunim vetëm lajme të mira do të vijnë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook,por....

Kënga e Shyhrete Behluli,Salihu...

Derisa po e pergadisja këtë shkrim,në tv,21 ishte Shyhretja ajo që këndonte këngën e saj ma të proferuar të gjithave kohërave;motrat,menjëhere pas nanes,është i dyti emër,mu kujtua se ,pra,si mundet të ''injorohet'' i dyti emër i politikës kosovare,nga një shtet siç është Amerika që e dëshmoi tani edhe vizita e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry,edhe pse ishte vizit kalimthi,na dha një mesazh të fuqishëm me një siguri të fuqishme,përkahje ,por edhe si duhet ti kryem detyat t'ona,dhe këtu duhet patur kujdes shumë,shumë,për këto mesazhe të sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry.

Ndryshe, sekretari Amerikan të Punëve të Jashtme, John Kerry,gjatë vizitës në Beograd,dha mesazhe inkurajuse për Serbinë,gjatë takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiq i cili po e formon Serbinë e re, ka thënë Sekretari i Shtetit, John Kerry në Beograd gjatë takimit me te.“Po ju uroj, sepse ju po e çoni Serbinë në një rrugë të rëndësishme në definim të një Serbie të re dhe në rrugën Evropiane”.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që Vuçiq është i gatshëm për dialog me Kosovën.Ai ka përshëndetur iniciativën e kryeministrit Serb për hyrjen në dialog me Qeverinë e Kosovës në mënyrë që e kaluara të mbetet në të kaluarën.“Me anë të atij dialogu e kaluara duhet të lihet në të kaluarën dhe duhet ndihmuar që të definohet e ardhmja më e mirë për të gjithë njerëzit që jetojnë atje”, ka thënë Kerry më tutje.

Pra Ishte e qartë vizita e sekretari Amerikan të Punëve të Jashtme, John Kerry,se deri këtu,Serbia ka ecur me të madhe drejt BE,së,kundrejt Republikës së Kosovës,dhe kjo ka mundësi se mu ata që Amerika i ka cilsuar si politikaj të papërkryer kosovar,nuk po i shkojnë përshtati sa iu përketë gjendjes momentale që e kemi tani për tani në Kosovë
.A mos vallë ky injorim i Zëvendëskryeminstrit të vendit dhe njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi.ku thuhet se është “injorua” keq nga Amerika, gjatë vizitës disa orëshe të sekretarit Amerikan të Punëve të Jashtme, John Kerry në Prishtinë?.A mos është kjo se Kerry ishte i shqetsur se në Kosovë nuk gjeti asgjë pozitive, dhe nëse e kuptoni kjo ishte një tërheqje vërejtje për klasës politike,ku,ndoshta Thaçin Amerika e cilsonë si fajtorë për të gjitha këto që kohën e fundit po ndodhin në Kosovë,pasi nuk është kjo hera e parë që pikrisht ''injorohet '' pasi amekikanet e kanë pasur më të përzemër dhe postet që mbanë aktualisht, Zëvendëskryeminstr të vendit dhe njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës?

Autori është gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat