Opozita e ka drejtësinë, ç’farë i duhet reforma?!

Opinione

Opozita e ka drejtësinë, ç’farë i duhet reforma?!

Nga: Ilir Vata Më: 11 janar 2016 Në ora: 12:31

Drejtësia në Shqipëri ka kaluar një cikël të thellë përsa i përket përmisimit të legjislacionit dhe ka pësuar ndryshime rrënjësore në thelbin e saj të së drejtës, pasi kaloj nga një drejtësi që përdorej politikisht ku mungonte e drejta civile bashkë me mohimin e të drejtës së pronësisë në një sistem drejtësie me aspekt pëerendimor e që përveç miksimit bënë pjesë në familjen italiane dhe të shkollave më të mira të drejtësisë evropiane.

Kodi Civil, Kodi Penal i dekriminaliziar dhe strukturimi i sistemit të drejtësisë, bashkë me ministrinë e Drejtësisë që iu bashkua sistemit, bëjnë kornizimin e një të drejtë të përmisuar e që vazhdon të ridimesionohet me të drejtën evropiane në vazhdimësi në kuadër të integrimit të vendit në BE.

Po ashtu, reforma në drejtësi ka njohur dhe një reformim tjetër atë të futjes në sistemin e drejtësisë të kursantëve të gjashtmujorshëve të “plepave” që u konsideruan këshillat nacional të PD-së, si dhe ish-prokurorët dhe gjyqtarët e diktaturës që janë zot të drejtësisë për 25 vite dhe në këto dy shtylla paralele mbahet drejtësia, që në fakt ka qenë një sitem që ka sjellë padrejtësi duke e shitur të drejtën me para si dhe paaftësinë dhe injorancën e thellë juridike.

Një shpikje tjetër shqiptare ishte dhe KLD, ku drejtohet nga Presidenti i Republikës dhe emron gjyqatrët dhe për disa vite radhazi është shëndërruar në një këshillë nacional ku njerëzit e pushtetit e të lidhur me politikën dominojnë drejtësinë dhe një kadegori tjetër janë ata që paguajnë dhe shpesh herë presidentet janë kthyer në sekser ku shesin një vend punë për gjyqatar me 150 mijë euro dhe kjo gjendje vazhdon.

Skema e zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të prokurorit të Përgjithshëm janë jo vetëm politike por të njëanshme dhe natryrisht në favor të votave të pushtetit, duke e politizuar drejtësinë dhe përdorur atë për të mbuluar krimin ekonomik dhe korrupsionin dhe kjo gjendje ka sjellë në Shqipëri një klasë politike më të korruptuar në vend bashkë me vetë sistemin e drejtësisë.

Pas gjithë këtyre vitesh Shqipëria ka ardhur në një fazë të re për përmbylljen e reformës në drejtësi dhe ka muaj që reforma në drejtësi ka kaluar disa faza, konsultime, tryeza dialogu e debati të niveleve të ndyshme ekspertësh, drafte të palëve, intepretim të Komisionit të Venecias dhe tashmë në nivelet e palëve me grupet e ekspertëve shihet kundërshtia nga opozita, duke kërkuar konsensues politik, përtej numrave në parlamend si mundësi për të qënë dominante në këtë reformë.

Edhe pas dakortësisë për ndryshimet kushtetuese, ka kundërshit pasi palët dyshojnë se kërkojnë të zotrojnë drejtësinë politikisht dhe kjo gjendje vazhdon, ndonse instucionet ndërkomtare, BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet ambasadorit, Donalt Lu janë teje të interesuat madje të vendorur për një reformë në drejtëri që do të bejë të mundur çuarjen para drejtësisë të korruptuarit.

Por kush përfiton nga mos bërja e reformës në drejtësi dhe kjo nuk donë shpjegim se janë pikërisht ata që janë të korruptuar dhe kanë futur duart në paratë e shqiptarëve, madje dhe presidenti Nishani nuk është i interesuar të ketë një reformë në drejtësi, madje jo vetëm që është palë me opozitën por përfitues i drejtpërdrejtë nga padrejtësia pasi është nder më të pasurit në rajon bashkë me ish- presidentët paraardhës.

Kornizimi i opozitës, tashmë është i plotë, kryetari i KLD-së, Presidenti Nishani i opozitës, po ashtu Prokurori i Përgjithshëm, kryetari i Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, gjykatës Administrative dhe në tërësi postet kyçe të drejtësisë i ka opozita, shtuar dhe kontigjentin e plepave, prandaj nuk ka çfarë i duhet reforma sepse drejtësinë e ka dhe e përdor atë për interesa të saj që bien ndesh me të drejtën dhe drejtësinë.

Por a ka një përpjekje të re për ta politizuar drejtësinë, apo kjo reformë është guri i themelit për t’u afruar shqiptarëve një sistem të pakorruptueshëm dhe që do të prodhojë drejtësi, kjo është e hapur dhe mbetet për t’u parë, sepse edhe legjislacioni i sotëm është i admirueshëm për të patur drejtësi, por ajo që nuk funksionon është sitemi vetë i manipulueshëm dhe i korruptueshëm dhe në këtë gjendje Presidenti, Prokurori i Përgjithshëm dhe krerët e gjykatave duhet të japin dorëheqje për drejtësinë që kanë ofruar.

Reforma në drejtësi është thelbi i egzistencës së shtetit shqiptar, i dëlirjes së administratës, politikës, drejtësisë nga njërëz të korruptuar, i trasparencës me vetë të drejtës i kthimit të besimit të shqiptarëve tek drejtësia dhe guri i parë i themelit për ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat