Të korruptuarit, plan për destabilizuar vendin

Opinione

Të korruptuarit, plan për destabilizuar vendin

Nga: Ilir Vata Më: 13 janar 2016 Në ora: 13:29

Ligji i dosjeve të sigurimit të shtetit dhe ai i dekriminalizimit duhet të jenë paralel me procesin e reformës në drejtësi, si një paktë ligjore ne kuadër të transparencës dhe ndërtimin e shtetit ligjor, si dhe duhet të ngrihet një ekip i specializuar ndërinstitucional për të siguruar provat e korrupsionit, pasuritë e paligjshme dhe llogaritë bankare të fshehura, brenda dhe jashtë vendit.

Reformës në drejtësi gjatë procesit duhet ti paraprijë ligji i dekriminalizimit, ligjit i dosjeve të spiunve të sigurimit të shtetit, jo vetëm se me këta ligje bien ndesh një numër i madh deputetësh e perfaqësues të politikës, por se kjo kadegori njërzish të pushtetshëm janë dhe kundërshtar të drejtësisë për faktin se janë rrufitësit e të mirave dhe të parave të publikut.

Ndërsa drafti ka marrë finiturat e fundit dhe me kundërshtinë e opozitës, duke vënë dialogun politik si kusht për tej shumicës së cilësuar, pritet komisioni i posacëm që të sjellë një kompromis, dhe drafti do i përcillet Komisionit të Venecias.

Por në javën e ardhshme parlamenti cel sesionin e tij për vitin 2016 dhe në kalenaderin e punimeve janë të përcaktuar qartë, tri ceshtje të rëndësishme sic është ligji i dosjeve të sigurimit të shtetit, dekorimi i përsekutorve madje dhe nisja e procesit të hapur të ligjit të dekriminalizimit.

Të tre këto ligje do ti vinë në ndihmë reformës në drejtësi si për trasparencë ashtu dhe si mbështetje për të arritur definacionin përfundimtar rregullimin e sistemit të drejtësisë dhe vënjen përballë akuzave për korrupsion të korruptuarit, apo sic thonë shqiptarë ata që hanë me lugë floriri.

Transparenca me të shkuarën është thelbësore për shqiptarët për institucionet e shtetit dhe vetë drejtësin sepse, për 23 vite tymnaja e politikës ka bërë që zyrtarë të lartë, përfaqësues të drejtësisë kanë arritur të të ndërdhurin një sistem korruptiv që po e falimenton shtetin.

Pikërisht janë këta njerëz të pushtetshëm e të korruptuar që do të pengojnë reformën me cdo kusht edhe se mazhoranca do të ofrojë kompromis, madje do të tentojnë ta destabilizojnë vendin për ti shpëtuar drejtësisë dhe kjo është e kuptueshme se armiku i të korruptuarve është drejtësia.

Kjo kadegori njerëzish nuk gjendet vetëm te ish- qeveria, por dhe te mazhoranca, parti të ndryeshme politike, deputet dhe në vetë sistemin e drejtësisë dhe i druhen përballëjes me trasparencës me të shkuarën, mundësisë të një hetimi dhe për ta shmangue ligji, ata paguajn miljarda euro për të destabilizuar vendin.

Tashmë demontruesit mblidhen me cmim duke u paguar diten e punës, ushqimin dhe rrugëtimin dhe kjo tashmë eshtë e ditur dhe ky skenarë është më i mundshëm se kurrë sepse të korruptuarit ata që kanë përfituar nga paligjshmëria do të jenë financuesit real të një përkeqsimi të situatës në vend.

Kush përfiton nga destabilizimi, të inkriminuarit, krimi i organizuar dhe të korruptuarit, prandaj dhe reforma duhet bërë me cdo cmim, fundja korumi i duhur në parlament është dhe ai mund të jetë edhe verdikti vendimtar, por me parë sa të mbyllet procesi i reformës në drejtësi duhet të nisë ligji i dosjeve të sigurimit dhe ligji i dekriminalizimit që shqiptarët të kuptojnë dhe ndajnë njerzit e mëkatit nga ata që duan realisht tu orojnë shqiptarëve shtetin e së drejtës.

Të pastrosh një shtet të inkriminuar për 50 vite në diktaturë dhe dy dekata post saj është e vështirë se ish- mekatarët tashmë hanë me lugë floriri dhe do të bëjnë cmos të mbrojnë pasuritë e paligjshme, pushtetin e blerë dhe salltanete e ardhura nga korrupsioni dhe kjo kërkon jo vetëm politikan të përgjegjshm, por dhe institucionet e shtetit duhet të jenë në veprim për të mbështetur këtë reformë jetike tashmë për shqiptarët dhe të ardhmen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat