Referendumi çmonton drejtësinë politike

Opinione

Referendumi çmonton drejtësinë politike

Nga: Ilir Vata Më: 15 janar 2016 Në ora: 10:42

Mungesa e drejtësisë në Shqipëri e ka bërë shtetin një vend gjysëm anarkik për afro çerek shekulli dhe shteti ndodhet në agoni, ndonse ka përpjekje për të hedhur dhemelet e shtetit ligjor dhe Shtetit të së Drejtës.

Viti që lamë pas, pati dhe dakortësi për ligjin për dekriminalizimin, ndonse nuk u gjedet gjuha e përbashkët për transparencën dhe ligjin e dosjeve, por u konsiderua si një vit që pati zhvillime pozitive drejt Shtetit të së Drejtës.

Një shtet pa ngjyrë, fromë e konture që mban në sirtar ligje të rinovuara, të njësuara me vendet e Bashkimit Evropian, por me një sistem me ingranazhe të vjetra jo funksional që prodhon moszbatueshmëri të ligji, korrupsion dhe paligjshmëri duke i dhënë formë çdo ditë e më shumë një drejtësie politike si në diktaturë.

Tashmëë kornizimi i sistemit të drejtësisë është i miksuar dhe trupa e saj është e ndarë në tri kadegori, që sfilojnë më shumicën dërmuesve të prokurorëve, gjyqtarëve që vijnë nga shkolla e vjetër e diktaturës që ka mangësi të theksuar të njohjes së legjislacionit dhe të programeve prendimore të së drejtës dhe që janë pjesë e krimeve të saj.

Pjesa tjetër vijnë nga shkolla e injorancës "Plepat" që iu bashkëngjitën drejtësisë në vite para të demokracisë dhe në këtë cikël ngjiten dhe ata gjyqtar dhe prokuror që kanë ardhurn në detyrë nëpërmjet aferave të korrupsionit nga presidentët, lobimet e politikës, deputetëve dhe ministrave.

Edhe profesionet e lira, si avokatura është mbërthyer nga Shoqata e Avokatve nga prokurorë dhe hetues të diktaturës që e kanë kthyer licensimin e akoktëve në një vend ku gjeneron korrupsion, ndonse një jurist i ri ka përmbyllur studimet 3+2 dhe ka bërë trajnimi, i kanë vendosur kushte sepse kryesekseri i shoqatës së avokatve ka qënë hetues i të përndjekurve politik dhe e ka shëndërruar këtë profesion të lirë e provesional në një lopë që e mjel djalli.

Edhe ministria e Drejtësisë e ka shëndërruar në monopol licensimin e noterëve, madje licenca e noterit shkon nga 30-50 mijë euro, duke lënë një numur të kufiziar pikërisht për të kthyer në klerin, kur mundësia e licensimit duhet të jetë e lirë për cilindo që përputhet me kriteret e ligji dhe shërbimi ndaj qytetarëve është më i shpejtë dhe për llogjik në bazë të parimit të konkurencës edhe më i lirë për qytetarët.

Në një vend ku drejtësia shitet e blihet, atherë qytetarët duhet me doemos të pyten në mënyrë të drejtpërdrejtë për reformën në drejtësi sepse demokracia e përfaqësuar vjenë jo vetëm e pabesueshme por është pjesë e padrejtësisë, sepse për 23 vite kemi parë se politika ka lidhje të pazgjithshme me drejtësin dhe mund të thuash se kemi një drejtësi politik si në diktaturë.
Konsensusi politik ka dështuar ende pa nisur sepse pala e vjetër nuk do të heqin dorë nga kapja e drejtësisë dhe në këtë mes më aktivët janë të korruptuarit që e shohin drejtësinë sia armike të demokracisë pikerish nga paligjshmëria dhe pasurimi i paligjshëm për dy dekada radhazi.

Pikërisht, në kapitillin e kushteturës te Procesi ligjvënës, Neni 81 në pikën 1 . Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës. 2. Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit: ..ç) ligji për referendumet;

Dhë në pjesën e njëmbëdhjetë, referendumi (Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008) Neni 150 thuhet “1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë. 2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum. 3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

Dhe Neni 152 ka të gjitha modalitet ku citon se "1. Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum sipas nenit 150 paragrafët 1 e 2, nenit 151 paragrafët 2 e 3 edhe sipas nenit 177 paragrafët 4 e 5 brenda 60 ditëve. 2. Rëndësia e çështjeve të veçanta, të parashikuara në nenin 150 paragrafët 1 e 2 nuk është objekt gjykimi në Gjykatën Kushtetuese. 3. Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej...

Draftet e ndryshimeve kushtetuese, pasi të kalojnë të gjithë ciklin e kundështisë dhe interpretimit të Komisionit të Venecias, le t'i prezantohen qytetarëve duke e bërë kështu mundësin më të mirë për t'i njohur qytetarët me ligjet me jetike të tyre dhe është një nga mënyrat me demokratike të diskutimeve ligjore dhe kështu nis një kapitull i ri nga mënyra si miratohen ligjet, jo si deri më tani pa pytur grupe interesi por (ctrl v).

Konsensuesi politik për reformën në drejtësi nëse nuk dështon zbatueshmëria e kësaj reforme do të jetë sërish në dilem se dhe sot korrnizimi i institucioneve të drejtësisë është e përafërt me vendet e BE-së, madje dhe ligjislacion por zbatueshmëria është zero sepse është pikërisht drejtësia politik që e bënë atë të paefkshëm apo me të ashpër duke sjell ashpërsimin e ligjeve në dëm të të më të doptin apo qytetarëve.

Klasa politike më këtë lloj sistemi në drejtësi është imune nga ligjet, dhe ata jetojnë në llumin e tyrë të pasurimit të paligjshm me lugë floriri në dorë.

Edhe nëse reforma do të miratohet me akses të plotë të mazhorancës, kundërshtit politike do ta bëjnë sistemin të pasigurtë dhe pikërisht siguria vjenë nëpërmjet referendumit dhe votës popullore, që kushtetuta ia lejon pikërisht në nenin 150 të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat