Mësuesit idealistë, edukimin e brezave, e kishin kuptuar si mision të mirëfilltë e të shenjtë!

Opinione

Mësuesit idealistë, edukimin e brezave, e kishin kuptuar si mision të mirëfilltë e të shenjtë!

Nga: Jusuf M. Bytyçi Më: 7 mars 2016 Në ora: 16:22

Të dashur dhe shumë të respektuar mësues-mësuese, profesorë, profesoresha

Sot është 7 Marsi- Dita e Mësuesit, me zanafillë shkollën e parë shqipe të Korçës (1887)!

Që nga ajo kohë e deri më sot, shkolla shqipe e përballur me probleme të natyrave të ndryshme, me mungesë mësuesish të mirë e hapësirë të nevojshme shkollore, edhe me trysni, pengesa serioze, diferencime, imponime plan-programesh, ndjekje dhe dhunë barbare serbo-sllave në vitet nëntëdhjeta në Kosovë! E, megjithatë, Drita e diturisë nuk u shua as në kohët më të vështira, më të errëta! Nuk u shua, sepse, mësuesit idealistë, edukimin e brezave, e kishin kuptuar si mision të mirëfilltë e të shenjtë. Roli i Mësuesve-Mësueseve, profesorëve e profesoreshave të periudhave e gjeneratave të ndryshme, ishte dhe mbeti shumë i rëndësishëm, ishte punë e mission fisnik! Ju-ata nga kategoria e këtyre mësimdhënësve të mirëfilltë, që gjatë gjithë punës suaj-të tyre deri në pension nuk bëtë e nuk bënë pothuaj as të vetmen mungesë, mbajtët gjallë arsimin shqipe deri në agun e lirisë! Me ju e me ata, edhe ata që nuk janë më në jetë, jemi e do të ndjehemi krenarë përjetë.

Urime 7 Marsin të gjithë mësimdhënësv, mësuesve shqiptarë, kudo që i hapin dhe shpërndajnë sot rrezet e diturisë. Urimet më të përzemërta juve mësues-mësuese, profesorë e profesoresha, vetëm juve që arsimin e kishit thellësisht në shpirt, e kishit dhe e keni detyrë primare dhe si mision fisnik e të shenjtë! Urimet nuk u shkojnë matrapazëve, hilegjinjve dhe atyre që e braktisën arsimin shqip në kohët më të rënda të përballjes. Të tillët, iu rikthyen arsimit goxha vonë, vetëm pas luftës çlirimtare!

Urime Dita e Mësuesit, atyre që nuk e tradhëtuan misionin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat