Demokracia nuk është kompatibile me Islamin!?

Opinione

Demokracia nuk është kompatibile me Islamin!?

Nga: Kimete Berisha Më: 19 korrik 2016 Në ora: 08:59
Kimete Berisha

Ani kur po thonë shqiptartë, sulltani nuk është diktator, se e kanë zgjedh populli, me demokraci.

Demokracia nuk është kompatibile me islamin. Nuk mundesh me qenë në të njejtën kohë edhe mysliman edhe demokrat, se nuk të lë feja 'e sotit'!

Nuk ka qenë gjithmonë kështu 'zi e terr'.
Edhe bota islame e ka pasur Renesancën e saj, nga shekulli 8 deri në shekullin 15-të. Gjatë këtyre shekujve ka përparuar letërsia, filozofia, shkenca dhe dashuria mes njerëzve.

Tash, në botën islame, nuk ka më Ibn Sina e Ibn Rushid që e shpëtuan veprën e Aristotelit. 
Idetë e Ibn Sina dhe Ibn Rushid dominuan mendimet jo-religjioze në botën islame dhe në botën krishtere.

Nuk ka më al-Kindi dhe al-Farabi që e kombinuan Aristotelianizmin dhe Neoplatonizmin me idetë tjera të shfaqura në islam.

Nuk ka më intelektualë myslimanë, që si atëherë në kohën e Renesancës Islame, e përkthyen Filozofinë dhe literaturën arabe në gjuhët latine dhe atë ladine, dhe kontribuan në zhvillimin e filozofisë moderne evropiane.

Ka pasur autodidaktë, mendimtarë, shkrimtarë, poetë e filozofë myslimanë.
Është kënaqësi e madhe të lexosh mbi "Epokën e Artë" Islame.

Avicena ka argumentuar me gjetjen e tij 'Floating man', për ta dëshmuar 'vetëdijësimin' e njeriut.

S'ka më Avicenë.

Tash s'ka më mendimtarë, intelektual?, shkrimtarë dhe filozofë myslimanë që dalin jashtë doktrinës së islamit. 
Sepse shumica e intelektualëve myslimanë tash janë imamë dhe klerik, që i frikësojnë dhe kërcënojnë njerëzit me errësirën dhe padijen e tyre.

Shul-shqip.
Nuk mundet me pas demokraci në një vend (si Turqia), ku gjysma e ma shumë e popullit janë të martum' me çika të mixhës e me kushërira të ngata.

Ashtu siç nuk ka demokraci në Kosovë.
Edhe Hashim Thaçin e keni zgjedh me 'zgjedhje të lira', por, nëse ndonjëherë do të kishte pasur ligj në Kosovë, Hashim Thaçi kurrë prej burgu nuk do të dilte.

Çfarëdo e keqje që i ka ndodhur këtij vendi, për autor e ka Hashim Thaçin (lideri më i votuar në vend), të cilit, plus nuk i 'frikësohet' Presidenti Obama, por Amerika i 'frikësohet' Fatmir Limajt, Rexhep Selimit e do tjerëve.

Qysh është e mundur që Amerika ka 'harru' m'u 'frikësu' nga Xhavit Haliti (i dyshuar nga populi për krime), ka harru m'u 'frikësu' nga Adem Grabovci e nga bisha të tjera, po çohet Amerika e 'frikësohet' në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar!

P.S. Hajt tash, fundrrina, shtyjuni, cili po shani ma flliqtë, por dijeni se përveç nanës, edhe baba im ju lexon ;)

Po bëjë hajgare, se hani sa të doni, kush s'ju ndal...!

(Marrë nga bllogu i autores në facebook)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat