Puçi ushtarak me pasoja politike për Turqinë...!

Opinione

Puçi ushtarak me pasoja politike për Turqinë...!

Nga: Prof. Nijazi Halili Më: 21 korrik 2016 Në ora: 20:23
Prof. Nijazi Halili

Kriza politike në Turqi, si pasojë e eskalimit të situatës së krijuar, dhe destabiliteti politik i vendit do të reflektoj me pasoja të thella politike dhe ekonomike në vend  e që do të vërehen në ditët në vijim, e sidomos deklarata e nxituar  e president Erdogan,  për rikthimin e ligjit  me vdekje për personat e përfshirë në Puç usharak, ringjalli reagime  të shpjeta në opinioni e gjerë ndërkombëtar, andaj reagimi i shpejt  i Ministrit të  Jashtëm të  Austrisë, Sebastian Kurz, në një prononcim për medie i cili i  kishte dërguar një mesazh të qartë BE-së dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, lidhur me deklaratën e tij,  për të rikthyer dënimin me vdekje për personat e përfshirë në Puçin kundër tij, ai qart  kishte deklaruar se vendet të cilat rikthejnë dënimin me vdekje nuk kanë vend në Bashkimin Evropian.

Është shumë normale se Bashkimi Evropian, është duke u përballur  me probleme të brendshme pas largimit të Anglisë nga BE,  megjithatë  kriteret  mbeten të njejta për të gjitha ato shtete të cilat shprehin dëshirë për aderim në Unionin Evropian..

E krejt për fund mund të theksoj se situata e krijuar në Turqi, mund të tejkalohet  me nje perkushtim dhe unitet të përbashket të gjithë faktoreve  politike, dhe organizatave joqeveritare,  për gjetjen e një zgjidhje që është në interes të vendit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat